Kombëtarja shqiptare zhvilloi në mëngjes seancën stërvitore të rradhës në kuadër të përgatitjeve të Kampionatin Europian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë. Gjithçka ka ndodhur nën mbikqyrjen e trajnerit Gianni De Biasi dhe pjesës së stafit teknik të skuadrës.
Në ditët e fundit, përpara debutimit në Kampionatin Europian, Kombëtarja shqiptare po përqendrohet më së shumti te rritja e formës së lojtarëve dhe rikuperimi i energjive. I vetmi qe mungoi në seancën e shkurtër stërvitore të paradites ishte mbrojtësi Mërgim Mavraj. Titullari i Kombëtares i’u nënshtrua terapive intensive, për shkak të lodhjes muskulore. Stafi mjeksor i kuqezinjve dha garanci për gjendjen e mbrojtësit, i cili nuk vuan asnjë dëmtim, por pas pushimit të paradites do ti bashkohet normalisht skuadrës në stërvitjen e pasadites, në orën 17:30 në stadiumin “Iv Le Genot” në Perros Guirec.