Qyteti australian Melburn është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.0. Tërmeti, i cili ishte një nga më të mëdhenjtë të regjistruar ndonjëherë, shkaktoi disa dëme në ndërtesa pasi goditi qytetin e dytë më të populluar të vendit.
BBC shkruan, se tërmeti ndodhi rreth orës 9:15 të së mërkurës, sipas asaj lokale dhe epiqendra e saj ishte Mansfield. Mësohet se tërmeti fillestar, u shoqërua dhe nga 2 pas goditje me magnitutë 4.0 dhe 3.1.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen dëmet e shkaktuara, kur një ndërtesë është e rrënuar. Ndërsa një tjetër video tregon momentin e lëkundjeve brenda një apartamenti.
Në të shihet se si lëvizin orenditë shtëpiake dhe tmerrohen banorët që jetonin aty.