Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë në 2020 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë në 2020

10:40 | 16/09/2021
në Kryesore
0

Një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit.

Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019. Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Europë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%.

Read more

Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

Lufta në Lindjen e Mesme/ Komisioneri i BE propozon taksën e fitimit të tepërt për kompanitë e naftës –

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve –

Në Ballkan, pas Shqipërisë Bosnja dhe Maqedonia kishin normat më të larta të vdekshmërisë shtesë me 17 dhe 12% secila.

Duke qenë se vende të ndryshme përdoren standarde të ndryshme për raportimin e vdekjeve nga Covid-19, shpesh pasojat e virusit në shëndetin e popullatës nuk u pasqyruan të plota. Për të dhënë një panoramë më të qartë Komisioni Europian dhe Eurostat mati treguesit e vdekjeve shtese gjatë vitit 2020 për tu njohur me pasojat e vërteta të pandemisë. KE referoi se, analiza e vdekshmërisë shtesë është treguesi më i besueshëm i ndikimit të pandemisë, pasi sepse nuk lidhet me metodat e numërimit të vdekjeve nga COVID-19 në të gjitha vendet.

Siç shihet nga të dhënat krahasuese Shqipëria ka paguar kosto të larta në shëndetin e popullatës, pasi pas karantinës së parë (mars-maj 2020), masat kufizuese ishin të lehta dhe shpesh pas logjikë, pasi lejonin frekuentimin e ambienteve të mbyllura pa maska, teksa kishte penalitete për ambientet e jashtme dhe në rrugë. Vendi u përball me një valë të fortë infektimesh në dimrin e kaluar ku vdekjet shtesë arritën kulmin.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në total, në vitin 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë.

Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.

Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.

Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grup sëmundje ishte 1,879.

Edhe raportet e mëparshme të Monitor, të përpunuara nga treguesit e Eurostat për shtetet e Europës dhe INSTAT për vendin, treguan se rritja e vdekjeve në Shqipëri ishte më e larta në Europë, si për vitin 2020, ashtu dhe për tremujorin e parë të 2021. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 muaj pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

/Monitor/

Etiketa: raporti i keShqiperia

Të Lidhura

Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

nga 27
20:09 | 09/04/2026
0

Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të Këshillit të...

Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

nga 27
19:31 | 09/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=ZKEEAT6uf8s Sahit Dollapi, drejtori i shndërruar në politikan dhe më pas në biznesmen i njeh mirë gropa e korrupsionit. Ai...

Lufta në Lindjen e Mesme/ Komisioneri i BE propozon taksën e fitimit të tepërt për kompanitë e naftës –

Lufta në Lindjen e Mesme/ Komisioneri i BE propozon taksën e fitimit të tepërt për kompanitë e naftës –

nga 27
18:37 | 09/04/2026
0

Kompanitë e energjisë do të thirren, nëpërmjet taksimit, që t’ua kthejnë një pjesë të superfitimeve të tyre shoqërive evropiane, të...

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve –

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve –

nga 27
18:21 | 09/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama u ndal tek zgjedhjet e ardhshme vendore, teksa mbajti fjalën në asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës....

Para
Prezantohet sot programi i qeverisë, Linda Rama ndjek nga llozha fjalimin e kryeministrit

Prezantohet sot programi i qeverisë, Linda Rama ndjek nga llozha fjalimin e kryeministrit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

20:09 | 09/04/2026
Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

19:31 | 09/04/2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Komisioneri i BE propozon taksën e fitimit të tepërt për kompanitë e naftës –

Lufta në Lindjen e Mesme/ Komisioneri i BE propozon taksën e fitimit të tepërt për kompanitë e naftës –

18:37 | 09/04/2026
Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve –

Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve –

18:21 | 09/04/2026
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

17:57 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –
  • Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –
  • Lufta në Lindjen e Mesme/ Komisioneri i BE propozon taksën e fitimit të tepërt për kompanitë e naftës –
  • Zgjedhjet e ardhshme janë politike, jo vendore”? Rama, porosi socialistëve –
  • Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –
  • Ligji për interes të 3-4 personave! Triporti i Vlorës rezulton me pronar një pensionist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –
  • Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com