Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe.
Ky i fundit me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.
Tushe pretendon se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën. “Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”.
Kujtojmë se Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.