Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku raportohet se një punëtor ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Mësohet se punëtori është identifikuar si R.D., 50 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.