Ministri i Financave: Ka nisur puna edhe për hartimin e Paketës Fiskale të vitit 2017
Partneriteti Publik Privat për ndërtimin e platformës teknologjike me të cilin do të administrohet Taksa e vlerës së shtuar është duke marrë diskutimet përfundimtare në organizmat qeveritarë. Ministri i Financave Cani tha në mbledhjen e Këshillit Tatimor se hartimi i dokumetacionit të procesit do të mbyllet menjëherë sapo të japin verejtjet e tyre edhe përfaqësitë e organizmave ndërkombëtare.
Një temë tjetër e diskutuar në këshillin tatimor ishte edhe nisja e punës për hartimin e paketës fiskale 2017. Ministri Cani tha se synohet që paketa të përfundojë dhe miratohet në Kuvend në gjysmën e parë të vitit, për të patur më pas kohë për nxjerrjen e akteve nënligjore.