Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar me tonë të ashpra ndaj raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila nënvizonte shqetësimin mbi klimën e rënduar të biznesit në Shqipëri, kjo e lidhur me nivelin e korrupsionit dhe problemet me gjykatat.
“Nuk kam si të mohoj problemet; Korrupsionin, burokracinë, paqëndrueshmërine e akteve e procedurave, paqartësinë ende të pronësisë së tokës së pari, prokurimet e kontratave të punëve e shërbimeve publike, mallrave, edhe pse ka patur përparim në aspektin e ligjit, udhëzimeve në zbatim të tij; Evazionin e përhapur fiskal që cenon barazinë në treg e konkurencën po aty, ndërkohë që përpjekja për fiskalizimin e transaksioneve në tregje po shënon përparim etj, etj. Por, NIVELI I TATIMIT MBI FITIMET, TË ARDHURAT NGA DIVIDENTET, AKSIONET, DEPOZITAT, QIRATE ETJ, TË BIZNESIT TË MADH E VIP, ËSHTE I SHESHTË, I ULET, MADJE ME I ULËT EDHE SE NË VENDIN E ORIGJINËS!”, shkruan Braçe.