Sot ndryshon ora policore: Masat e reja kundër COVID-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot ndryshon ora policore: Masat e reja kundër COVID-19

09:53 | 01/09/2021
në Kryesore, Uncategorized
0

Sot futen në fuqi një pjesë e masave të reja kundër përhapjes së COVID-19.

Komiteti Teknik i Ekspertëve dy ditë më parë vendosi ndryshimin e orës policore nga ora 23:00 – 06:00 që do të hyjë në fuqi nga data 1 shtator.

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte; pasaportën e vaksinimit, testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Gjithashtu u vendos vaksinimi me detyrim për tre kategori; personeli shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Read more

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –

Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –

Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

– Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.
– Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

– Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

– Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik.

– Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

Etiketa: Komiteti Teknik i Ekspertëvemasat e reja kunder covid-19Ndryshon ora policore

Të Lidhura

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –

nga 27
17:30 | 08/02/2026
0

Jo vetëm Arlind Ajeti, por te Bodrumspor shkëlqen edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gol në sfidën ndaj Demirspor,...

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

nga 27
17:16 | 08/02/2026
0

Burreli dhe Luftëtari e panë veten në avantazh, pas pjesëve të para. Vetëm një gol nuk mjaftoi për 3 pikë,...

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –

nga 27
17:02 | 08/02/2026
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth kërkesave për shpërblim për kthimin e sigurt të Nancy Guthrie, siç raporton...

Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –

Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –

nga 27
16:56 | 08/02/2026
0

Trajnerit italian të Flamurtarit, Françesko Moriero i jepet dhe një mundësi e fundit. Drejtuesit e klubit kanë vendosur vijimin e...

Para
Ferdinand Xhaferaj: PD në Durrës fiton tetë mandate (film)

Partia po mban kurs anti-amerikan, Xhaferaj tjetër mesazh Bashës?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –

Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –

17:30 | 08/02/2026
Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

17:16 | 08/02/2026
Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –

Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –

17:02 | 08/02/2026
Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –

Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –

16:56 | 08/02/2026
(VIDEO) Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, dy gola me Bodrumspor –

(VIDEO) Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, dy gola me Bodrumspor –

16:36 | 08/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –
  • Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –
  • Merret peng ish-politikania amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Do paguajmë –
  • Moriero mungon në mbledhje, Flamurtari vendos përfundimisht për të ardhmen e trajnerit –
  • (VIDEO) Arlind Ajeti shkëlqen në Turqi, dy gola me Bodrumspor –
  • Njëri po ofendonte, tjetri më goditi pas koke me mjet prerës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Goli i 13-të i sulmuesit kuqezi, Seferi realizon me Bodrumspor –
  • Dy ndeshjet pa fitues, Luftëtari dhe Burreli nuk arrijnë të festojnë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com