INSTAT zbulon grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55-vjeçarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INSTAT zbulon grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55-vjeçarët

09:00 | 31/08/2021
në Kryesore
0

Turizmi dhe udhëtimet kanë nisur të marrin një trajtë të mirëfilltë në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. Heqja e vizave me Bashkimin Europian dhe ndryshimi i këndvështrimit të turizmit nga drekat në bregdet, tek udhëtimet jashtë vendit në qytete dhe në natyre ka rritur udhëtimet për qëllime argëtimi në popullsinë shqiptare.

Por ata që udhëtojnë më shumë jashtë vendit janë grup-moshat e reja të popullsisë nga 25-34 vjeç. Sipas të dhënave të INSTAT, kjo grup-moshë në vitin 2019 realizoi 21 për qind të udhëtimeve totale nga gjithë popullsia. Trendi i të rinjve për të udhëtuar ka pësuar rritje. Një pjesë e të rinjve në këtë grup moshë kanë nisur të sigurojnë të ardhurat e para nga puna, ndërkohë që nuk ka marrë ende përgjegjësi për të krijuar familje, kështu që udhëtimet zëne një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të tyre.

Grupi i dytë që udhëton më shumë jashtë vendit është popullsia 55-64 vjeç, dhe realizon 17.3 % të udhëtimeve gjithsej. Në këtë grup-moshë zakonisht përfundojnë detyrimet familjare, ndërkohë që problemet me shëndetin ende nuk mund të shndërrohen në pengesë për udhëtime.

Read more

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Grupi i tretë që udhëton jashtë më shumë janë personat e moshës 45-54 vjeç me 16.2 për qind të udhëtimeve gjithsej. Kjo grup-moshë është në kulmin e produktivitetit dhe zakonisht një pjesë e udhëtimeve në këtë grup bëhen edhe për qëllime pune.

46% e udhëtimeve jashtë Shqipërisë bëhen për pushime dhe kohë e lirë; 37.5% për vizita tek të afërm dhe miq, ndërsa vetëm 8% udhëtojnë për arsye biznesi. Pesha e personave që udhëtojnë për biznes pothuajse u përgjysmua në 2019-n, teksa një vit më parë ishte 15%.

Sipas INSTAT, analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë së udhëtarit, në vitin 2019, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda Shqipërisë janë kryer nga udhëtaret femra (51,4 %), ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,8 %).

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (68,8 %) se udhëtimet e gjata (4+ netë).Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (71 %).

Në vitin 2019, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 5.350.604. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 5,5 netë.

Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,1 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,9 % të tyre. Mesatarisht në vitin 2019 një individ në Shqipëri ka kryer 2,3 udhëtime.

Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (12,9 %), Mars (10,7 %), Qershor (9,9 %), Dhjetor (9,6 %) dhe Korrik (9,4 %).

Në vitin 2019, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (28,5 %), Korçë (12,3 %), Vlorë (11,6 %) dhe Durrës (10,3 %).

Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (6,6 %), Itali (5,5 %) dhe Kosovë (1,3 %). /Monitor

Etiketa: grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë venditHeqja e vizave me Bashkimin Europianinstat

Të Lidhura

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

nga 27
20:14 | 27/05/2026
0

Eurojust ka reaguar pas operacionit të SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë Anti-Mafia të Barit, ku u godit një grup i...

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

nga 27
19:46 | 27/05/2026
0

Një situatë emergjente është regjistruar pak minuta më parë në kryeqytet, ku një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë...

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

nga 27
18:56 | 27/05/2026
0

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në një takim ku në qendër të diskutimeve pritet...

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

nga 27
18:30 | 27/05/2026
0

Bashkim Gashi nga Kosova, është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës ka vrarë gruan...

Para
Atentati ndaj Edison Begajt në Vlorë/ Gjendet në Lushnjë një automjet “Benz”, brenda tij u gjet një uniformë policie

Plagosja e Edison Begajt, policia shpall në kërkim autorin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –

20:14 | 27/05/2026
Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

19:46 | 27/05/2026
Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –

18:56 | 27/05/2026
Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg

18:30 | 27/05/2026
Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –

17:48 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –
  • Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –
  • Kryesia e PD mblidhet për ndryshimet statutore dhe strukturat drejtuese –
  • Tragjedi në Ulqin, burri vret partneren nga Shqipëria dhe më pas e djeg
  • Banda shqiptare shpërndante drogë në L’Aquila, sillnin të rinjtë, u siguronin automjete dhe strehim –
  • Dy makina përplasen afër Fierit, katër persona përfundojnë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për hetimet i shpenzuan 180 mijë euro –
  • Alarm te Drejtoria e Policisë së Tiranës! Zjarr në ambientet e godinës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com