Lufta në Afganistan dhe heronjtë në Shqipëri. Atje kamikazët, në Malësinë e Madhe “Kallashnikovi” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Afganistan dhe heronjtë në Shqipëri. Atje kamikazët, në Malësinë e Madhe “Kallashnikovi”

19:21 | 27/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Fatjon Gjinaj

Në Bazën e Forcës Ajrore në Rinas, ku prej të paktën një jave jam përplasur me portat e saj thuajse çdo ditë, në mëngjesin e të Premtes ishte ndryshe. Pak para mesnate, kur në Kabul kërrcisnin sulmet terroriste, në Malësinë e Madhe kërrcet ‘Kallashnikovi’, vritet një burrë dhe siç shpesh ndodh zbulohet e shkuara e tij e errët por jo autori që kreu krimin mafioz në mes të natës, kur po lëvizte me makinën e tij. Ai ishte baba, burrë, bashkëshort e bir. Ai u kthye i vdekur në vatrën e tij.

Por pavarësisht se gjatë ditës kishte ndodhur edhe një tragjedi me përmasa dramatike në jug të vendit me 5 të vdekur, ne, shqiptarët, gazetarë e politikanë, pozitë e opozitë, të ndershëm e maskarenj, qytetarë e zyrtarë ishim sy e veshë në Rinas, duke pritur 121 shtetas afganë që po i iknin luftës për të gjetur sigurinë e jetës në një shtet ku jeta kushton pesë pare. Në raport me popullsinë, aq sa vdesin në Afganistan sot nga lufta, vdesin në Shqipërinë në paqe. Kam tani përballë celularin tim, ku mund të shfletoj pafund njoftime policie për aksidente me pasojë vdekjen, vrasje, pasoja të pandemisë, vetëvrasje… Por jo, nuk do të flas për këtë, as për afganët.

Read more

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Do të flas për atë rrumpallhanë që priste në Rinas të bëhej pjesë e historisë. Nuk na intereson e ardhmja, duam të marrim meritat e të shkuarës. Një e shkuar e trishtë por që në çdo rrethanë, “Dhia e zgjebosur bishtin përpjetë e mban” dhe këtë o burra ta servirim nëpër mediumet ndërkombëtare, CNN, BBC, Reuters, Il Foglio etj, ndërsa këta tanët?! Të tanët mo????? KAZAN!

Dhe ai kazan të cilit iu drejtua zonja e Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme (që kishte mbërritur aty që prej orës 23:30 minuta, që kishte zbatuar me përpikmëri protokollet e paranjoftuara, që rrinte në terr informativ), është po ai kazan që mirë apo keq po më shumë mirë se keq, ka luajtur e po luan një rol vendimtar shpesh herë për fate e kauza.

– Tre agjenci mediash të huaja dhe TV Yzberishtin – tha zonja –  kemi lejuar të futen brenda për të filmuar.

– S’ka gjë zonjë, ne bar do të hamë, mjafton imperialistët perendimor ta marrin vesh kush është forca e Shqipërisë dhe popullit të saj paqedashës.

Kuku nëne, çfarë k*rvllëku e maskarallëku! Po ku kishte durim ajo të dëgjonte pyetje të sojit “Të dhj*rë janë mikrofonët tanë moj zonjë që e kyçni gojën para tyre e m*sturboheni me prestigjiozet e botës?”.

Zonja ngrysi vetullat, u ndje ngusht, po zonja ishte shteti. Madje ishte lodhur e pagjumë, siç ndodhet në fakt Shqipëria prej dekadash. Ajo kishte edhe nerva për pasojë.

– Nëse do të publikoni pamje fëmijësh apo personash që vijnë nga Afganistani, të pambuluara, do t’iu padis në organet kompetente, vendosni në dijeni redaksitë. Nuk tolerojmë sepse kemi të bëjmë me operacione top secret.

E shkreta ti moj e shkretë, ndërsa mes turmës u dëgjua një zë që e ftonte zonjën të klikonte TV Yzberishtin për të ndjekur ekskluzivisht pamjet e mbërritjes së shtetasve afganë, me zë e figurë, rënkime foshnjash që të këpusnin shpirtin. Zëra e imazhe që këndej gardhit me ushtarë si gardh të dytë, ne Kazanlinjtë as si dëgjonim e as nuk i shihnim dhe sa mirë që kështu.

Pothuajse 15 gazetarë të mediave vendase, operatorë e stafe ndihme u ngujuam para portës së hekurt të Forcës Ajrore në Rinas. Një Force Ajrore ku ulen e ngrihen vetëm ëndrrat me lidera botëror të benevrekut, se kurrë farë ushtrie ajrore s’ka ky vend. Avioni mbërriti në orën 03:10 të mëngjesit ndërsa zonjështresa (sqarim, zonja në fjalë mos e merrni si person konkret por si fytyrë të partisë-shtet), doli rreth orës 05:00 dhe s’na tha asgjë më tepër nga sa kishim marrë vesh tashmë nga “Burimet diplomatike” përveçse të resë së vjetër të një politike vjellëse, depresion dhe diarre qeveritare e qeveritarësh. HAKËRRYESE.

Është aq e pisët politika në këtë vend, aq mizerje dhe e pabojë çdo zyrë e ndërmarrje gjobash kabineti e kabinetesh, aq e pafytyrë… Ajo bën punë të pista në sytë tanë, troç, edhe në sytë e medias, por nuk lënë prova. Ata kryejnë vepra penale e kriminale, por si faktojmë ose më saktë, përfytyroni që këto sjellje t’i bëjnë perballe një prokurori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po të doni edhe të Italisë, dhe pas veprimeve, ata t’iu përgjigjeshin pyetjeve të prokurorit. Për fe e për Atdhe ata do të shkonin në birucë.

Teksa kthehesha rreth orës 05:40 për në Tiranë, makina tundej nëpër kthesa e shoferi gati dremiste. I thoja herë pas here diçka, ndonjë budallëk për ta mbajtur me të qeshur se mos na përplaste. Mendova gjatë kthimit për diçka që do kishe shumë nerv të merreshe në ato momente: Të isha drejtësia, gjithë ditën do të jepja dënime të përjetshme për këto përdhunues të informimit publik.

Ajo çfarë bëri Shqipëria me pritjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, është një akt i madh patriotizmi e civilizimi, është një akt i madh qytetarie e humanizmi. Po ç’vlerë ka ky mision ku ne pajtohemi me të i madh e i vogël, në një kohë kur kjo pjellë e politikës është kaq e neveritshme e talibane. Shembulli i fyerjes e denigrimit të tribuneve ku qytetarët kërkojnë të flasin, kërkojnë zgjidhje, kërkojnë të drejta e drejtësi, është shembulli i vetëkanqësisë por jo i qeverisjes.

Etiketa: heronjtëkallashnikovikamikazetLufta në AfganistanMalësia e MadheShqiperi

Të Lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

nga 27
11:56 | 04/02/2026
0

Saif al-Islam Gaddafi, 53 vjeçar, djali i ish-liderit libian, kolonel Muamar Gaddafi , vdiq të martën kur burra të paidentifikuar...

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Para
Përplasja mes kryeministrave në Tiranë/ Kurti-Ramës: Sot për makroshegenin shqiptar se për minishengenin

Rama pranon “dështimin” në lidhje me Kosovën: Punët nuk shkojnë vaj, ne do përpiqemi që të…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

11:56 | 04/02/2026
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com