Gjuetia e kryepleqve dhe dorëzimi i vulës në Kuç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuetia e kryepleqve dhe dorëzimi i vulës në Kuç

16:40 | 27/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Anila Hoxha

I fundmi kryeplak i arrestuar është ai i fshatit Bajzë në Malësinë e Madhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës meqenëse nuk tregoi që një banor aty rrotull kishte mbjellë drogë. Gjuetia ndaj kryepleqve për të goditur fenomenin e kultivimit të hashashit përsëritet e riciklohet pambarimisht vitet e fundit ashtu si ligji e kërkon gërmë për gërmë. Por, megjithë tringëllimën e prangave vetëm tek ata, asnjëherë nuk i është shkuar problemit të kanabizimit aty ku vërtet duhet të trajtohet.

A ka ndonjë masë për një radhë të gjatë institucionesh që janë direkt përgjegjëse për ruajtjen, parandalimin dhe goditjen e kultivimit të drogës? Ku janë agjentët e Shërbimit Sekret? A kanë ndonjë informacion ata që do të mund ta referonin dhe do të ishte i vlefshëm për malet e fushat e mbjella me kanabis sativa? Ku është inspektori i zonës? Policia lokale, kriminale, antidroga, dronët, policia inteligjente, policia speciale?

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Që kur lufta ndaj drogës është përgjegjësi vetëm e një kryeplaku, i cili tek e fundit jeton në atë komunitet dhe që siç u shpreh gjykata për kryeplakun e Pagrisë, ku u zbuluan dhjetra tonë me drogë të transportuar nga një rreth tjetër “dhe në rast se i dëgjoi makinat që po shkarkonin drogë, ku duhet të raportonte kur ai nuk kishte besim?”.

Tek kush do raportojnë kryepleqtë, kur policët e shefat e tyre shfaqen duke pirë e ngrënë më trafikantë që ju plotësohen tekat? A është një kryeplak me imunitet kaq të fuqishëm sa në fshatin ku ai jeton, në malin apo në fushën e vendlindjes sapo të rrëfejë një dyshim të arsyeshëm apo jo, egzistojnë shanset që ai mos të tradhëtohet? Le të besojmë që kështu është, megjithëse kryepleqtë vetë më tregojnë se si një qark i tërë me vetëm dy dronë, orientohej për kontrollin e sipërfaqeve të mbjella pikërisht duke kontrolluar sipas tekave të dronistit aty ku nuk kishte bimë narkotike. Derisa edhe dy dronët u prishën.

Çfarë thotë ligji për detyrat e kryeplakut? Një kryeplak i paguar simbolikisht dhe në mbështetje të funksioneve vetqeverisëse në të vërtetë kujdeset për sigurimin e harmonisë sociale në fshat, zonë, lagje; për përdorimin e burimeve të përbashkëta, për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin ujor, administrimin e varrezave dhe ruajtjen e pyjeve dhe kullotave.

Vitet e fundit ligji e ngarkon atë edhe me detyrimin për të raportuar me shkrim, për çdo rast të vërejtjes apo marrjes dijeni për kultivim të bimëve narkotike, në të kundërt ai procedohet si subjekt që ka shpërdoruar detyrën. Dhe në zbatim të këtij ligji, polcia kap kultivues dhe kap kryepleq. Prokuroria kërkon detyrim paraqitje e gjykata liron, sepse nuk vërtetohet shpërdorimi. Megjitatë, kur të vijë çasti i statistikave ata do numërohen si arritje serioze në luftën antikanabis.

Kjo verë dërgoi në pranga 10 kryepleq, pikërisht sepse policitë vendore pretendojnë se morën dijeni dhe nuk treguan apo nuk raportuan për raste të kultivimit të drogës. Nga jugu në veri, Shkodër, Skrapar, Berat, Tiranë, Vlorë. Që të dhjetë, me përjashtim të kryeplakut të Kaninës që ju zbulua drogë në shtëpi shkuan nën masa të lehta, mbasi gjykatat vlerësojnë se nuk ka asnjë provë që vërteton shpërdorimin e tyre ose mos kallzimin e krimit. Epo dikush e ka gabim në këtë cikël, ose ka sikur nga paaftësia, ose sikur-ja ndodh me qëllim. Më herët është tentuar kjo goditje duke arrestuar kryepleq të Plan, Skuraj, Rrërës, deri tek arritjet e këtij viti të prangosjes së kryepleqve në Cacabes, Gurekalis, Zhitom, Mendrak, Bucaj apo edhe Qafëmollë. Të gjithë ata thonë një frazë të përbashkët dhe të njëjtë: “territori është malor, nuk i kontrollojmë dot malet. Kështu deklaroi edhe kryeplaku i Qafëmollës, të cilit iu kërkua llogari që përse ai nuk e dinte se në mes të pyllit një i ri nga Tirana kishte mbjellë 25 rrënjë drogë.

“Jam roje,- tha ai – dhe punoj me turne, nuk i kontrolloj dot malet dhe territorin e gjerë”.

Ai doli pa një mëdyshje nën masën detyrim paraqitje dhe prapë se prapë gjuetia vazhdon.

Policia u është turrur kryepleqve, e dështuar që humbi marrëdhënien me publikun, me qytetarin, me informatorin që duhet të rrëfehejë tek ajo për tipat e çuditshëm, të huajt që hyjnë nëpër fshatra me makina të çuditshme, që punësojnë skuadra që të hapin shkurre e të mbjellin “jeshilen”. Dhe policia kërkon të na tregojë se gjithë këtë organizim duhet t’na i raportojë kryeplaku, i ri apo plak qoftë, i cili paguhet 6 mijë lekë, krejt simbolikisht? Shumë fshatrave policia u ka kapur përfaqesuesin lokalë, bash për dyshime droge dhe bash për mungesë totale provash ata dalin të lirë.

Por, në Jug të vendit, fshati Kuç i Labërisë, me male tej e tej dhe të larta sikur do kapin Olimpin ka mbetur pa kryeplak për një arsye tjetër. Nuk e kanë arrestuar kësaj radhe. E provoi vitin e kaluar këtë eksperiencë dhe doli nga paraburgimi me të njëjtën konsideratë si të tjerët në dhjetra fshatra të Shqipërisë.  Edhe në Kuç droga gjelbëronte, siç dukej.

I lodhur nga kjo tollovitje dhe ngarkesë mbi shpinë, Veip Lalaj, 49 vjeç mori vendimin e beftë, kur pa se ju sos durimi dhe krenaria e labit nuk mbante më. Më tregon që e dorëzoi vulën, pikërisht për shkak të hashashit, mbasi sipas tij policia e mësuar të trokasë në dyer kryepleqsh do i rikthehej në shtëpi.

“ Fshati më zgjodhi në 2019, duhet të punoja për fshatin. Problemin e shtrova gjatë një takimi në Vranisht. I thashë: “O ti, prefekt, ç’borxh kam unë me drogën? Nuk i kontrolloj dot malet, shikoni ligjin thashë!”.

Kur nuk mori asnjë përgjigjje, kupa e tij u mbush.

“Indicia ishte që në fshatin Çorraj kaloi policia dhe më tha: “Hajde nesër në Himarë”. Shkova, por jo në polici, shkova në Bashki dhe dorëzova vulën”-, më rrefehet labi.

Për të shkuar në Kuç duhet të udhëtosh mespërmes një gjerdani fshatrash të Labërisë. Të gjithë kryepleqtë presin trokitjen, ashtu si Veip Lalaj, banor i Kuçit dhe deri dje kryeplak.

Ai e dorëzoi dhe më thotë: “Dua të fle gjumë rehat. Vjen policia hajde jep deklaratë. Ku ta gjej unë? Ku ta di unë se çfarë është bërë në male?”.

Janë pikërisht ato male që lebërit ju ngjajnë. Shumë krenarë për të lejuar braktisjen e fajit në derën e tyre.

Ndërkohë në Kuçin, ku kryeministri bëri parashikimet e zgjedhjeve që lamë pas, mbulesa e shkruar prej tij është varur në mur si një dekoratë, me të cilën mburren. Sakaq, vula që përfaqëson ata për ujin, dritën, malin, fushën dhe varrezat, ku prehen të vdekurit është dorëzuar.

Le ta besojmë që u dorëzua pa asnjë shkak dhe jo nga droga.

P.S. Fotografitë janë shkrepur dje në Kuç prej meje dhe ish-kryeplaku i Kuçit.

Etiketa: Anila HoxhaBajzëGjuetia e kryepleqve dhe dorëzimi i vulës në KuçMalësia e MadheQafëmollëVeip Lalaj

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kush është deputetja e re që zëvendëson Mark Markun/ Si ndërroi 3 parti në 3 vite

Kush është deputetja e re që zëvendëson Mark Markun/ Si ndërroi 3 parti në 3 vite

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com