QKLL kujton Nënë Terezën me një ekspozitë/ Bardhyli: Ndjeshmëria e saj e rëndësishme për shoqërinë sot – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

QKLL kujton Nënë Terezën me një ekspozitë/ Bardhyli: Ndjeshmëria e saj e rëndësishme për shoqërinë sot

14:14 | 26/08/2021
në Gossip, Kryesore, Shqiperi
0

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me rastin e 111-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, organizoi aktivitetin « Nënë Tereza, Kujtesa, Kombi », në nderim të figurës së një prej personazheve më të rëndësishëm të kombit shqiptar.

Aktiviteti u shoqërua dhe me hapjen e një ekspozite me më shumë se 400 ekxemplarë të ndryshëm librash, kushtuar jetës dhe veprës së shenjtores nga autorë shqiptarë.

“Ditë të tilla kujtese, siç është 111 vjetori I lindjes së një prej figurave që ka lartësuar kombin shqiptar, janë ditë të bukura reflektimi jo vetëm shpirtëror, por ditë që na lidhin me nevojë për tu mbështetur tek mesazhet që figura kaq vizionare vazhdojnë të japin nga pafundësia.
Kur vendosëm të kujtonim përmes kësaj ceremonie modeste dhe ekspozite me libra që autorë të ndryshëm I kanë kushtuar figurës së Nënë Terezës, pyetja që mu orvat në mëndje ishte : Në kemi arritur të kuptojmë deri në fund Nënë Terezën?
Të kuptosh do të thotë të bëhesh i ndërgjegjshëm mbi dashurinë për veprim. Stili I punës së saj ishte fjalë pak dhe shumë punë dhe veprim. Ndoshta ky stil I saj është më shumë se asnjëherë I domosdoshëm tek ne sot, pasi ashtu si ajo shprehej “Shqipëria bëhet duke punuar së bashku”, u shpreh drejtoresha e QKLL-së Alda Bardhyli.

Read more

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Imzot Dom Gjergj Meta rrëfeu njohjen e tij jo të drejtpërdrejtë me Nënë Terezën, nëpërmjet punës së madhe që ajo përfaqëson për mbarë njerëzimin, punë, e cila përveç përkushtimit dhe vokacionit të saj, theksoi Dom Gjergj Meta, është kryer edhe për shkak të « kokëfortësisë » së saj, për t’i shkuar gjërave deri në fund, cilësi kjo e përbashkët e Nënë Terezës dhe e shqiptarëve.

Dashnor Dervishi, ish-Ambasador i Shqipërisë në Itali, rrëfeu mbresat e takimit të tij të parë me Nënë Terezën në Ambasadën Shqiptare në Romë, në vitin 1989, duke rrëfyer çudinë e tij se si ky personalitet i lartë, fituese e Çmimit Nobel për Paqen, mbërrin në Ambasadë me një makinë Fiat shumë të vogël, me një derë, duke mbajtur brenda 5 vetë, se si veshja e saj dhe qëndrimi ishin shumë të thjeshta, e po ashtu natyra e saj refuzuese ndaj ofrimit të diçkaje për të konsumuar.

“Kisha përgatitur, ashtu si gjithnjë kur kemi pritje në Ambasadë, diçka të thjeshtë për t’i shërbyer. Sikundër natyrës dhe statusit të saj të veçantë, kishim lënë në tavolinë për qerasje disa çokollata dhe luleshtrydhe. Ajo refuzoi të provonte sikur edhe një luleshtrydhe, duke shpjeguar se përkushtimi i saj nuk ia lejonte të konsumonte gjatë ditës, përveç orëve të paracaktuara për ushqim, dhe se ky ishte një mëkat. Duke pasur parasysh natyrën e shqiptarëve që s’mund të pranojë ta lërë mikun pa i afruar diçka, unë, le të themi, e shtyva në një mëkat të vogël. I thash se nëse ajo nuk hante sikur edhe një luleshtrydhe, atëherë nuk do ia jepja vizën. Nënë Tereza si duket u tremb se mos kjo ndodhte dhe e mori luleshtrydhen për ta ngrënë. Ky ishte një mëkat i vogël ndaj dëshirës së madhe të saj për të vizituar Shqipërinë”, tregoi Dervishi.

Sipas tij, personaliteti i Nënë Terezës përshfaq vlerat më të mira të kombit shqiptar. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi,tha se Nënë Tereza është një figurë bashkuese dhe se këndi me veprat e saj në Muze është ndër më të vizituarit. Mehmet Gëzhilli botues i pjesës më të madhe të veprave të Nënë Terezës, tha se duhet bërë më shumë për botimin e veprave kushtuar jetës dhe veprës së saj në mënyrë që të rinjtë të njihen më shume më figurën e saj.

Ekspozita e hapur në ambientet e Qëndrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është e hapur për publikun deri më 5 shtator, që shënon dhe ditën e shenjtërimit të saj.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.
Shenjt Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.
Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.”Një grua e thjeshtë që ia arrin tia dalë vetëm duke iu përgjigjur idealit të saj, e vetme mes sëmundjeve, varfërisë, erërave, duke besuar se zgjedhja e saj ka vlerën e një revolucioni, vetëm duke hapur zemrën. Kur shfletoja këto libra mbi jetën e saj, të cilët reflektojnë dhe mendimin bashkëkohor shqip mbi një fenomen, ajo që më përshkronte ishte ndjeshmëria e saj poetike. Ndoshta se lutja vetë të con tek poezia.Uroj që ky takim të mos jetë vetëm një çast kujtese, por të lërë gjurmë në ndjeshmërinë tonë”, tha Bardhyli.

 

Etiketa: 111 vjetori I lindjes së nene TerezesAlda bardhylidom Gjergj MetaQendra kombetare e librit dhe leximit

Të Lidhura

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

nga 27
13:46 | 25/04/2026
0

Një 46-vjeçar, Ylli Berisha, i cili prej vitesh jeton duke lypur, është vënë përballë drejtësisë pasi akuzohet se nuk i...

Para
Rama justifikon largimin e mbi 500 miijë shqiptarëve: Pa emigracion masiv, do kishim vdekur

Rama paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për studentët: Nuk ka dua, s’dua

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026
SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

13:16 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –
  • Spiropalin e “flaku” Rama me urdhër të Lubi Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com