“Zbatoni ligjin, po vjedhin 4.2 milion euro nga xhepat tanë, oligarku Pëllumb Salillari në Lumas do të jetë fundit i grabitjeve të tua”. Më këto mesazhe në të shkruara në pankarta banorët e Lumasit ju protestuan para bashkisë së Kuçovës.
Prej disa muaj kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit nga kompania Salillari, ku do përfitojnë ujë disa fshatra. Banorët e Lumasit thonë se prej projektit të ri po dëmton zonën e mbrojtur dhe burimi i Sinecit do të shkatërrohet.
“Kanë shkatërruar burimi pyjet nuk e meritojmë ne si zonë e mbrojtur,” thotë një banor.
Banoret kanë theksuar se ky projekti duhet te ndërpritet se dhe inspektoriati i mbrojtjes së territorit për rajonin me qendër në Elbasan ka kërkuar pezullim të punimet, por firma vazhdon punimet.
Dhjetëra banorët të fshatit Lumas të Kuçovës kanë protestuar çdo ditë dhe janë përplasur e me policinë. Madje disa prej tyre hynë dhe në grevë urie të cilën e ndërprenë për shkak se morën informacion se do ndërhyjë specialistët e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nga Tirana.