Thirrjet për armatosje/ Prokuroria nuk nis proçedim penal ndaj Berishës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thirrjet për armatosje/ Prokuroria nuk nis proçedim penal ndaj Berishës

12:43 | 05/06/2016
në Uncategorized
0

Prokuroria e Përgjithshme vendos  mosfillimin e proçedimit penal për ish-kryeminsitrit Sali Berisha.

Ai u kallëzua nga një grup deputetësh për thirrjet për armatosje ose marrje pa të drejtë e komandës, thirrjet publike për veprime të dhunshme dhe përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik,  të bëra nga Berisha në seancën parlamentare të 21 prillit 2016.

Sipas prokurorisë deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, në cilësinë e deputetit, ndonëse të kryera në ambjentet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet në debat parlamentar, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Grupi i përbër nga 11 deputetë bënë kallëzim për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal.

Kallëzimi u depozitua me 29 prill

Më datë 29.04.2016, disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, kallëzim penal ndaj deputetit Sali Berisha, për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme :

-“Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës”, parashikuar nga neni 222 i

Kodit Penal;

-“Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal;, dhe

-“Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit

Penal.

Nga përmbajtja e kallëzimit penal, të paraqitur nga grupi deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, rezulton ndër të tjera të jetë pretenduar se, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 21.04.2016, deputeti Sali Berisha, ka konsumuar tre veprat penale te sipërcituara, kur ka deklaruar se:

“… Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë…”.

“… Ju bëj thirrje, Ju bëj thirrje (…) Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre.”.

“Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejnë ju me të njëjtat mjete…”.

“Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë”.

Prokuroria argumenton:

Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet mbi pretendimet e kallëzuesve dhe vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit të kallëzuar, duke argumentuar në mënyrë të përmbledhur, si më poshtë:

– Deklaratat e deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nga foltorja e sallës plenare, janë bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare;

– Deklarimet e bëra prej të kallëzuarit, në cilësinë e deputetit, ndonëse të kryera në ambjentet e Kuvendit, gjatë një veprimtarie parlamentare dhe të lidhura me çështjet në debat parlamentar, nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale.

– Prokuroria arrin në përfundimin se, fjalimi i të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha në seancën plenare të datës 21.04.2016, është bërë në funksion të veprimtarisë dhe lirisë parlamentare. Fjala e mbajtur prej tij konsiderohet se janë pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.

– Shprehjet e përdorura prej tij dhe të konsideruara nga kallëzuesit si të tilla që përmbajnë elementët e veprave penale të referuara, nuk mund të vlerësohen të shkëputura nga konteksi i fjalimit të mbajtur prej të kallëzuarit, deputetit Sali Berisha.

– Prokuroria çmon se nuk mund të konsiderohet si vepër penale shfaqja e mendimit e bërë për armatosjen e popullsisë për të mbrojtur veten, familjen, pronën etj, në kushtet kur në vlerësimin e deputetit të kallëzuar, shteti i ka lënë të lirë kriminelët dhe në funksion të saj, sugjeron përgatitjen e një ligji të tillë që justifikon pajisjen e tyre me armë, duke marrë si shembull SH.B.A-të, të cilat e kanë të lejuar mbajtjen e armëve të zjarrit.

– Pikëpamja, sipas të cilës shteti mund të lejojë pajisjen me armë e popullsisë në mënyrë ligjore, është një këndvështrim politik, i cili nuk është i ri, pasi ka eksperienca të tilla në vende të ndryshme të botës, përfshi këtu edhe SH.B.A-në, por kjo nuk do të thotë që ata politikanë të cilët e përqafojnë këtë kauzë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në bazë të këtyre argumentave, të paraqitura në mënyrë të përmbledhur, Prokuroria e Përgjithshme vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit Sali Berisha.

Etiketa: prokuroria e pergjithshme sali berisha mos nisja e proçedimit penal

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Dokumenti/ 10000 napolona ari të Lef Nosit që i vodhi Koçi Xoxe

Dokumenti/ 10000 napolona ari të Lef Nosit që i vodhi Koçi Xoxe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com