Nga Kastriot Dervishi
Kjo është varreza e fshatit Shën Vasil (ish-Përparim) në Sarandë. Në pjesën e gërmuar brenda rrethimit (të shenjuar), kanë qenë varrosur para vitit 1990 (në një kohë) të dënuarit e Repartit nr. 305 Përparim. Këtu ka qenë varrosur në vitin 1987 i dënuari më jetëgjatë i diktaturave komuniste në botë, Sami Dangëllia. Reparti në fjalë shërbente si vend vuajtje për të dënuarit ordinerë, por pas vitit 1987 këtu erdhën edhe të dënuarit politikë.
Këtu ka vdekur dhe është varrosur (në një shenjim tjetër, ndryshe nga ai i Dangëllisë) edhe i dënuari i fundit politik në Lindjen komuniste, i cili vuajti shumë vite burgim, por sigurisht i panjohur për publikun. Për këtë arsye, ky vend është pjesë edhe e dy historive të jashtëzakonshme botërore dhe europiane.
Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?
Hetimet në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jyrgis Çyrbja zbardhin bashkëpunimin e socialistë me eksponentë të krimit të organizuar në...