Zjarret në vend, MB: Flakët në Karaburun ende aktive, cilat janë vatrat e riaktivizuara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në vend, MB: Flakët në Karaburun ende aktive, cilat janë vatrat e riaktivizuara

20:49 | 03/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë mbrëmjen e së martës një përditësim të situatës së zjarreve në vend. Bëhet e ditur se vijon të jetë aktiv zjarri në Gadishullin e Karaburunit, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Në vendngjarje, sipas MB ndodhen 521 forca ushtarake, dhjetëra nga pushteti vendor si forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile, 50 mjete.

Bëhet e ditur gjithashtu se po punohet për fikjen e flakëve edhe nga ajri me helikopterë të FA dhe të kontraktuar.

Një vatër zjarri është zhvilluar në Himarë, Livadhë rreth orës 11:00. 15 efektivë të Bashkisë Himarë po e mbajnë nën kontroll situatën.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Në qarkun e Shkodrës, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme në fshatin Cukal. Forcat e Shërbimit vendor i MZSH Vau Dejës së bashku me forcat pyjore dhe banorë nga komuniteti njoftohet se po punojnë për shuarjen e vatrës, e cila është problematike, pasi po favorizohet nga erërat. Deri tani janë djegur 10 ha kullotë.

Në bashkinë Gjirokastër zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar fshatin Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Është raportuar një humbe jete dhe një e plagosur.

Puna në terren vijon me të gjitha kapacitetet e qarkut Gjirokastër (MZSH Gjirokastër, Dropull, Tepelenë, Libohovë, Përmet), bashkia Sarandë dhe mjete të FA. Po punojnë forca zjarrfikëse, Policia Shtetit, Forca të emergjencave civile, Forca të Armatosura, urgjenca mjekësore me 5 autoambulanca. Po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri me helikopterë.

Po ashtu është riaktivizuar vatra në kodrat e fshatit Qesorat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër. Në vendmgjarje kanë shkuar 6 zjarrfikës me 2 mjete.

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Shetaj, njësia administrative Ishëm të Durrësit. Forcat e policisë së Shtetit, punëtorë të ndërmarrjeve të bashkisë Durrës dhe dy mjete zjarrfikëse me 6 efektivë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët. Shërbimi i zjarrfikëses në Kavajë ka njoftuar për një vatër zjarri në fshatin Domën në lagjen Xhelezaj. Në vendngjarje ndodhen mjeti zjarrfikës me efektivët e MZSH Kavajë.

Në Tiranë, në rrugën “Dine Hoxha”, tek Bregu i Lumit, në Paskuqan ka rënë zjarr në një pikë skrapi. Tre shërbime zjarrfikëse si dhe shërbimet e policisë po merren me normalizimin e flakëve. Nuk ka rrezik për banesat. Në qarkun e Beratit u njoftua se ka rënë zjarr në shkurre në fshatin Zogas, në Skrapar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat dhe mjetet e MZSh Skrapar, të cilët kanë bërë izolimin e flakëve.

Etiketa: Ministria e BrendshmeZjarret në vend

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Basha nga Fieri: 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite

Zjarret në vend, Basha: Dështim i Shtetit në përballimin e situatës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com