Vajzat e ekipit të basketbollit të Flamurtarit kanë marrë sërish titullin kampione pas fitores në finalen me ekipin Goga Basket, me rezultatin 75-62.
Për herë të parë një ndeshje e basketbollit për femra është arbitruar nga tre gjyqtare të huaj nga Mali i Zi. Flamurtari fitoi trofeun e tij të njëzetë kampion dhe titullin e katërt radhazi.
Trofeu i është dhënë vajzave fituese nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe kreu i Federatës Shqiptare të Basketbollit.