Ditën e sotme Kosova hyri edhe një herë në historinë e Lojërave Olimpike, pasi Nora Gjakova mundi në finale rivalen franceze Sarah Leoine Cysique dhe fitoi medaljen e artë. Fitorja e Nora Gjakovës gëzoi të gjithë gjithë shqiptarët kudo në botë, por gëzimi nuk zgjati shumë, pasi Radio Televizioni Shqiptar, kanali publik që mbahet me lekët e taksapaguesve dhe që deklaroi se do të japë Lojërat Olimpike nuk e pa të arsyeshme për ta transmetuar në asnjërin prej tre kanaleve të dedikuara. Madje gjatë kohës që xhudistja nga Kosova po luftonte në gjysmëfinale, RTSH jepte sporte të tjera nga Lojërat Olimpike, ndërsa kur po zhvillohej finalja e madhe Radio Televizioni Shqiptar në kanalin RTSH Sport transmetonte ndeshjen e basketbollit mes Serbisë dhe Kanadasë.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







