Kënga epike shqiptare ka shënuar një tjetër kapitull të ndritur. Pas gjithë këngëve që u janë kushtuar miteve, legjendave, heronjve të atdheut, udhëheqësve politikë në kohë të ndryshme, radha i ka takuar vetë drejtuesit populist italian Matteo Salvini.
Shqiptarët e falenderojnë politikanin karizmatik për ndërprerjen e lejeve të qëndrimit, për ligjet anti-emigracion dhe i urojnë shëndet e pare.