Në dy javët e fundit, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka ndëshkuar me gjobë 30.824 shoferë që kanë kryer shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Pjesa më e madhe e tyre për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalimet e gabuara.
Në dy javë aksion të Policisë Rrugore janë arrestuar 108 shoferë pjesa më e madhe e të cilëve lëviznin në gjendje të dehur, ndërsa 721 patenta janë pezulluar.
Kontrollet e shtuara nisën një ditë pas aksidentit të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje, bashkëshortët Eduart dhe Silvana Gushi, si dhe dy vajzat e mitura Eva dhe Anastasia.