3 persona në Tiranë arrestohen për trafikim armësh gjatë shkëmbimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

3 persona në Tiranë arrestohen për trafikim armësh gjatë shkëmbimit

09:21 | 03/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për trafikim të armëve të zjarrit dhe mbajtjes së tyre pa leje.

Mësohet se në pranga kanë rënë Indrit Dumi 30-vjeç, Mario Çelmeta 30 vjeç dhe Fabion Dumi 27-vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu sipas policisë gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular.

Read more

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

Arrestimet u bënë gjatë  momentit kur do të bëhej shkëmbimi, ndërsa 30-vjeçari Indri Domi po i priste dy të tjerët tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.

Informacion- Finalizohet operacioni policor i koduar “Armatimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje.

Vihen në pranga 3 persona që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 1 armë zjarri mitraloz i lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 3 aparate celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armatimi” në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-I.D., 30 vjeç, M. Ç., 30 vjeç dhe F. D., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në  fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin F. D. dhe pasagjer shtetasin M. Ç., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

-1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti.

Shtetasi I. D. i priste 2 shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohen tre personaprokuroria e tiranes

Të Lidhura

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

nga 27
15:32 | 26/04/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj sistemit...

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

nga 27
15:16 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku raportohet për të shtëna...

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

nga 27
14:39 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, para atentatit po bën bujë ne mediat sociale. Leavitt, duke...

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

nga 27
14:19 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e atribuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar reagime të forta politike në Maqedonia e...

Para
Vala e dytë e Covid-19/ Basha mesazh qytetarëve: Situata drejt përkeqësimit, mbroni veten!

Basha “arratiset” nga Tirana, thotë mirëmëngjes nga Alpet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –

15:32 | 26/04/2026
Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

15:16 | 26/04/2026
“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

“Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –

14:39 | 26/04/2026
“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

14:19 | 26/04/2026
Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –
  • Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –
  • “Do të ketë disa të shtëna” – deklarata e Karoline Leavitt para sulmit trondit mediat –
  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces –
  • Dy persona qëllohen me armë zjarri në Lezhë, detaje para –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com