Dokumentari “Varret pa emër” sjell historinë e zhdukjes së mijëra shqiptarëve gjatë regjimit komunist nëpërmjet dëshmive të familjarëve dhe dokumenteve arkivore.
Regjimi totalitar komunist në 45 vjet e ktheu territorin e Shqipërisë në një varrezë masive. Statistikat zyrtare njoftojnë vdekjet, me dhe pa gjyq, të mijëra kundërshtarëve të regjimit, ndërsa familjarët e tyre kërkojnë me shpresë prej dekadash të gjejnë eshtrat e tyre e t’u ndërtojnë një varr. Pas viteve ‘90 një pjesë e tyre u gjenden nga përpjekjet e familjarëve, por 30 vite pas rënies së komunizmit, mijëra të tjerë figurojnë akoma të zhdukur.
Fondacioni Kujto – Arkiva online e viktimave dhe krimeve te komunizmit ka realizuar projektin “Varret pa emër”, një dokumentar me dëshmi të familjarëve dhe dokumente arkivore që tregojnë se si regjimi i Enver Hoxhës u soll me kundërshtarët politikë, duke i vrarë, burgosur e internuar dhe në mijëra raste duke u zhdukur varrin.
/kujto.al/