Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçarit që u vra në Velipojë: Kishte merak qenin, desha të vrisja veten – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia rrëqethëse e nënës së 19-vjeçarit që u vra në Velipojë: Kishte merak qenin, desha të vrisja veten

12:20 | 29/06/2021
në Kryesore
0

Një dëshmi tragjike, e dhimbshme, që nuk mund të lërë indiferente asnjë zemër.  Anila Zeneli, nëna e Musaen Zenelit, 19-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë, e ka të vështirë të mbajë lotët dhe të rrëfejë tragjedinë që i ka rënë.

Në një rrëfim për gazetarin Senad Nikshiqi, mes lotësh Zeneli tregon se biseda e fundit me djalin ka qenë për qenin që kishin në shtëpi dhe se Musaeni e kishtë porositur për ta nxjerrë shëtitje.

Ajo tha se e kishte parandjerë fatkeqësinë dhe se në punë ditën pas vrasjes kishte shkuar e këputur. Fillimisht kishte që dhe se vëllai i cili i kishte thënë se nuk po lidhej dot me Musaenin.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi. Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular ate djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.
Mora tezen time në Itali dhe më tha beju e fortë. Kur më tha bëhu e fortë aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam ulëritur. Se të shkosh në spital të lash rrobat e urgjencës, mua për momentin mu dukë peshqiri si i djalit tim, një i vogel me lule dhe unë e lava. Më tha unë jam i sëmurë dhe sa të marr veten se ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë djali jot e ka marrë plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjencës dhe aty kishte një saksi me gurë dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova. Ishte dita e parë e punës e tij në Velipojë. Djali im ka qënë shumë punëtor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam parë një hije të zezë. Erdhen kolegët dhe me thanë mbaje veten dhe më i thash s’kam si ta mbaj se me kanë vrarë djalin. Djali im nuk ka qënë autik dhe nuk e di kush e ka nxjerrë këtë se ai është autik. Kjo më ka lënduar shumë dhe është e papranueshme sepse ai nuk ka qënë i sëmurë. Nuk e di se femija im nuk ka patur lekë në xhep se edhe nëse nuk kam patur unë t’ia jap ia ka dhënë Remzia që e ka patur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë, por kam punën dhe mundohem. Kjo ngjarje më ka shkatërruar. Më shkatërrojnë edhe fjalët që fliten në media se ai nuk ka qënë autik. Kur kanë ardhur mësueset dhe nxënësit dhe më kanë mbushur arkivolin me trendafila dhe karafila më është dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qenë gënjeshtër. Pse të më çahet zemra edhe më tepër. Për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të na ndihmuar i falenderoj shumë. Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve të vrare nuk kam kontaktuar, por pres këdo që të jetë, të paktën ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Unë nuk e di si është qëlluar Musaeni sepse ka vetëm gojëdhëna dhe dua të shoh kamerat e sigurisë për ta vertetuar. I kanë ndryshuar edhe emrin dhe kjo më ka ngatërruar se une kur kam dalë për të shkuar në mëngjes në punë do të më kishte lajmëruar dikush por kjo është arsyeja që e morëm vesh me vonesë. Dua drejtësi në këtë ngjarje dhe dua të di shkakun se nuk ka qënë e keqja e kërkujt”.

Etiketa: 19-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojëdëshmia e nënës së Musaen Zenelit

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Rama justifikon largimin e mbi 500 miijë shqiptarëve: Pa emigracion masiv, do kishim vdekur

Rama: Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com