Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit të rëndë mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë ku humbi jetën një familje me katër anëtarë.
Meta ngushëllon të afërmit e familjes Gushi, ndërsa kërkon hetim për plotë për ngjarjen si dhe i bën apel policisë dhe strukturave përgjegjëse të marrin masa për të parandaluar tragjedi të tilla.
“Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.
I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe iu shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.
Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”, deklaron Meta.