Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron.
Gjatë konferencës për mediat Kurti shprehur mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe jo vetëm.
Po ashtu Kurti u shpreh ai dhe qeveria e tij janë të angazhuar në për paqen, mirëqenie, integrimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke shtuar se bashkëpunimi i mirë mes Francë dhe Kosovë do të vijojë edhe më tej.
“Jam i nderuar të jem sot këtu. Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri për të garantuar se Kosova do të jetë gjithnjë me aspirata demokratike. Ne besojmë se Europa është besimi më i mirë për të hedhur baza të drejta. Ne besojmë se po krijohet një situatë e re politike, me pjesëmarrje më të artikuluar dhe në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë me të gjithë mundësitë tona. Ndihem i nderuar që do të kem mundësinë të flas me përfaqësuesin më të lartë të popullit francez për zhvillimet e Kosovës. Si kryeministër dhe qeveri jemi angazhuar për paqe, mirëqenie integrimin e dhe zhvillimin e vendit”, tha Kurti.