Huta e hutuar dhe masat e mpira – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Huta e hutuar dhe masat e mpira

09:25 | 22/06/2021
në Kryesore
0

Nga Gjergj Meta

A janë njerëzit me ideale dhe dëshira ata që sot janë forca shtytëse e transformimeve të shoqërisë njerëzore? Në çdo epokë kalimi të shoqërisë njerëzore ka patur njerëz, të cilët kanë ndikuar në një mënyrë apo në një tjetër me mendimin e tyre për të shtyrë përpara proceset shndërruese të shoqërisë apo shoqërive. Këta njerëz të mendimit, Hegeli i krahasonte me Hutën e Minervës që niste fluturimin e saj në muzg. Duke përdorur këtë metaforë mitologjike, idealisti gjerman kishte ndërmend të thoshte që njerëzit e mendimit janë ata që bëjnë analizën e situatës pikërisht në momentin e saj më të errët. Personalisht jam i bindur se jemi në një situatë të tillë kalimi epokal. Megjithëse profesori i Jenës ishte i bindur se mendimi i “hutave” pa energjinë e masave nuk mund të kishte efekt, ashtu sikundër energjia e masave pa mendimin e filozofëve çonte drejt kaosit. Por çfarë ndodh sot?

Aktualisht mund të themi pa drojë se transformimi i globit, i natyrës dhe i shoqërisë, mbështetet mbi strategji mirëfilli ekonomike dhe interesi gjeostrategjik (pushteti) e vetëm në pak raste mbi të mirën e njerëzve, të të gjithë njerëzve, si qëllim kryesor. Në përgjithësi, edhe shkenca, teknika, dijet, janë në shërbim të pushtetit dhe financave dhe/ose varen prej tyre. Edhe “Huta e Minervës” duket se me transformimet që kanë ndodhur fluturon kohë e pa kohë, e hutuar pikërisht nga reflektorët e shumtë që nuk e lejojnë të dallojë natën nga dita.

Read more

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Po ashtu, kam përshtypjen (qofsha i gabuar) se edhe demokracia është drejt fundit të saj ose së paku ajo po ndryshon. Këtë rrugëtim drejt konsumit të formës që pati në fillimet e saj, demokracia e ka nisur qysh me rënien e Murit të Berlinit, që në fakt nuk ishte rënia e komunizmit, por shndërrimi i tij. Duke qenë se marksizmi është e vetmja filozofi me një sens praktik, që pretendon dhe nxit transformimin e shoqërisë, ai ende vazhdon të mbijetojë në forma të ndryshme, tanimë i sponsorizuar nga të pasurit ose nga mendimtarë të sponsorizuar. Ai mendim praktik (mbi)jeton në ideologjitë e të drejtave të individit (jo të njeriut) dhe mbështetet kryesisht në lobet e fuqishme ekonomike këtej e andej Atlantikut dhe jo në klasat e shfrytëzuara të shoqërisë. Në këtë pikë, marksizmi ka dështuar si mendim përkrah klasave më të varfra ekonomikisht ose së paku këto nuk janë më në vëmendjen kryesore të tij, por nga ana tjetër, mbijeton si instrument në duart e pushteteve. Në ditët tona, procesi i dialektikës historike ka gjetur terrene të tjera zhvillimi, por jo më midis një klase të pasur dhe një klase të varfër.

Fijet që udhëheqin sot ata që drejtojnë popujt e botës (edhe sidomos asaj demokratike), pavarësisht krahut politik këtë herë janë financat dhe pushteti. Nëse këta të fundit duan, ndryshon diçka edhe në jetën e shoqërisë. E ata duan, veçse me paktin që ky ndryshim t’iu sjellë atyre fitime financiare dhe zona influence pushteti. Përndryshe çdo aspiratë për ndryshim bllokohet. Financat dhe pushteti, nga mjete janë kthyer në qëllime e kësisoj po u hapin rrugën regjimeve të tashme dhe të ardhshme.

Ndryshimet e mëdha, për të cilat shoqëria ka nevojë në çdo kohë, janë në duart e të mëdhenjve që shpesh janë fuqi okulte. Këto të fundit mpijnë çdolloj nisme që mund të vijë nga njerëz me ideale e po ashtu anesteziojnë edhe energjinë e masave. Është e qartë tashmë se edhe idetë revolucionare europiane të lirisë, vëllazërisë dhe barazisë, janë heshtur në emër të së ashtuquajturës “politically correct” apo të ligjit të më të fortit.

Ka ende megjithatë asish që besojnë se idealet mund të jenë burim ndryshimi dhe përmirësimi i shoqërisë. Janë njerëz të jetës së përditshme që ende besojnë se mund të ndryshojë diçka me ideale, me vullnet të mirë, me solidarizimin me njëri-tjetrin, me një familje të shëndoshë, me besimin në Zot, me kujdesin për njerëzit më vulnerabël midis nesh; që besojnë në një shoqëri të udhëhequr nga ligji i epërm i dashurisë që nuk përjashton, por përfshin; që nuk anashkalon, por kujdeset; që nuk mbyt a prangos, por hap dhe çliron. Ky ligj dashurie është njëkohësisht ligj i epërm drejtësie. Këta njerëz nuk është e thënë që t’u binden logjikave të pushtetit dhe financës: edhe sikur të kushtojë, sado të kushtojë.

Etiketa: demokraciaGjergj MetaHegelHuta e hutuar dhe masat e mpiraHuta e MinervësMuri i Berlinitpolitically correct

Të Lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

nga 27
15:25 | 01/02/2026
0

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

nga 27
15:21 | 01/02/2026
0

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

nga 27
14:57 | 01/02/2026
0

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Para
Kërkon sot falje, Babis mbërrin në gjykatë me antiplumb, qytetarët në protestë: Kalbeni në burg!

Kërkon sot falje, Babis mbërrin në gjykatë me antiplumb, qytetarët në protestë: Kalbeni në burg!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com