Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3074 teste nga të cilat vetëm katër persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa një pacient nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin.
Sipas autoriteteve rastet pozitive janë regjistruar në Shkup-1, Prilep-1, Tetovë-1 dhe Koçanë-1 pacient.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë edhe për 68 pacientë të shëruar.