Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e sotme për çështjen e Teatrit Kombëtar të shtyhet për nesër në orën 10.00. Kushtetuesja e mori vendimin pasi pranoi që të administrojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e teatrit si provë.
Gjatë seancës së sotme, Kushteuesja u tërheqi vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve.
Ndërsa, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit.
Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Palët në proces janë Presidenti si kërkues, kundër Kuvendit, qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Palë e përfshirë në proces është Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.