I vendoset eksploziv një biznesi në Durrës, arrestohet autori – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I vendoset eksploziv një biznesi në Durrës, arrestohet autori

11:51 | 09/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Një sasi lënde eksplozivi është vendosur në një objekt biznesi në Durrës. Policia ka arrestuar autorin që ka vendosur lëndën eksplozive si dhe menaxherin e lokalit në pronësi të tij, të cilit i është gjetur një armë në makinë.

Gjatë kontrolleve është vënë nën hetim edhe vëllai i autorit të ngjarjes, pasi në banesën e tij është gjetur një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që sipas policisë bien ndesh me vendimin e gjykatës.

“Vendosi lëndë eksplozive në një objekt biznesi, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Vihet në pranga edhe menaxheri i lokalit në pronësi të autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në mjetin e tij Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Read more

“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –

Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë –

“Protestuesit po torturohen në burg”, Sali Berisha kërkon lirimin urgjent –

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit të marrë për shpërthimin e një sasie të vogël lënde eksplozive të hedhur mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrës, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit: G. M., 44 vjeç, banues në Shijak. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në vijimësi të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë dhe shtetasi B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të shtetasit G. M., pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit G. M., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”; në ngarkim të shtetasit B. Z., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit “dhe në ngarkim të shtetasit A. M. për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, njofton policia.

Etiketa: arrestohet autoriDurrësI vendoset eksploziv një biznesi

Të Lidhura

“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –

“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –

nga 27
23:22 | 20/04/2026
0

Ervin Salianji: Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të...

Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –

Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –

nga 27
22:20 | 20/04/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka komentuar zhvillimet në opozitë dhe protestën e fundit...

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë –

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë –

nga 27
22:06 | 20/04/2026
0

“Final Four” afron edhe më shumë dhe pas javës së 32-të, janë dy tashmë skuadrat që kanë siguruar matematikisht biletën...

“Protestuesit po torturohen në burg”, Sali Berisha kërkon lirimin urgjent –

“Protestuesit po torturohen në burg”, Sali Berisha kërkon lirimin urgjent –

nga 27
21:23 | 20/04/2026
0

Në foltoren e radhës së opozitës, kreu i PD, u ndal tek 11 protestuesit që u arrestuan nga policia gjatë...

Para
Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara/ Joe Biden i drejtohet kombit si President: “Është e qartë që po fitojmë”. Donald Trump thotë që po i vjedhin votat (film)

Urdhri i Biden për bllokimin e pasurisë së zyrtarëve në Ballkan, ambasada: Jetik për integrimin e rajonit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –

“Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –

23:22 | 20/04/2026
Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –

Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –

22:20 | 20/04/2026
Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë –

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë –

22:06 | 20/04/2026
“Protestuesit po torturohen në burg”, Sali Berisha kërkon lirimin urgjent –

“Protestuesit po torturohen në burg”, Sali Berisha kërkon lirimin urgjent –

21:23 | 20/04/2026
E rëndë në Peshkopi, burri tërhiqet zvarrë nga kali për 500 metra dhe ndërron jetë –

E rëndë në Peshkopi, burri tërhiqet zvarrë nga kali për 500 metra dhe ndërron jetë –

21:12 | 20/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –
  • Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –
  • Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë –
  • “Protestuesit po torturohen në burg”, Sali Berisha kërkon lirimin urgjent –
  • E rëndë në Peshkopi, burri tërhiqet zvarrë nga kali për 500 metra dhe ndërron jetë –
  • Spitali i Traumës në rikonstruksion, Ministria: Shërbimi vijon normalisht –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Berisha nuk është kryetar i PD deri në fund të majit”, Salianji: Me një padi… –
  • Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com