Basha: Gara brenda PD provë e demokracisë, 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Gara brenda PD provë e demokracisë, 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore

14:16 | 08/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi sot takimet në kuadër të fushatës për garën brenda PD-së duke u ndalur në kryeqytet dhe në Shijak. Basha u shpreh se 25 prilli ka hyrë në histori si masakra më e madhe zgjedhore. Ai tha se më 25 prill bandat morën peng demokracinë dhe sipas tij socialistët dolën nga ky proces të kapur deri në rrënjë.

Kreu i PD theksoi se partia ndodhet në kushtet e një gare të brendshme të cilën e quajti një tjetër provë të vlerave të saj për demokracinë dhe respektin për konkurrencën.

“Beteja për unazën e re njësoj si shumë beteja të katër viteve faktuan shpirtin e qëndresës te demokratët, vendosmërinë dhe vetëdijen se ne nuk jemi thjesht një parti politike por e vetmja familje që i shërben shqiptarëve. Ishim të vetëdijshëm për pabarazinë e betejës. Që nga rrafshimi i marrëveshjes së 5 qershorit se kë kishim përballë. 25 prilli ka hyrë në histori si një ngjarje e dy përmasave.

Read more

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

Kurrë më parë përmasat e masakrës zgjedhore nuk kanë qenë të tilla. Me duart bosh pa asnjë pushtet por me pushtetin më të madh që zoti mund t’i falë njerëzve të lirë dhe pushtetin moral të një familje politike që ka lindur nga lëvizja e dhjetorit. I ka sjellë Shqipërisë etapa të rëndësishme. Jo më kot të gjitha arritjet mbajnë vulën tuaj dhe të Partisë Demokratike. Kjo masakër zgjedhore ka tejkaluar gjithçka që është parë në këtë vend. Më 25 prill ka rënë demokracia.

Më 25 prill nuk është dita kur shumica vendosi por dita kur bandat morën peng ëndrrën për ndryshim. Janë të vetëdijshëm për atë që i kanë shkaktuar shoqërisë, vendit dhe demokracisë. Janë hedhur në agresion sërish kundër partisë demokratike. Ne u rritëm dhe nuk e kam fjalën për rritjen numerike që është e faktuar në degët që ju mbuloni. Ata dolën me një shtet të kapur deri në rrënjë ndërsa ne dolëm me një program ndër të mirët të hartuar në vitet e fundit. Sot në kushtet e një gare të brendshme, një garë e cila është një tjetër provë e vlerave tona, e vlerave të demokracisë, e vlerave të respektit për konkurrencën, për debatin. Të gjithë duhet të jemi krenar me këto vlera dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm për të cilin nuk duhet të fshihemi por duhet ta shpalosim para shqiptarëve si një garanci më shumë, sepse jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza dhe për të përmbushur aspiratat e tyre për ndryshim.

Por dizavantazhi qëndron në faktin se dorëzimi përballë atyre që 25 Prillin nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por një fitore të Edi Ramës, mund të mbjellë nja tjetër farë përçarje në gjirin e një familje që ka dalë e bashkuar nga kjo betejë. Nxitimi i ndokujt, i ndonjë mendje të turbulluar nuk mund të përbëjë arsye për t’i rënë me shqelm sakrificës prej secilit prej jush në këtë sallë dhe të mijëra demokratëve anembanë Shqipërisë.

Nuk mund të përbëjë arsye për të shkatërruar atë që kemi ndërtuar së bashku. 25 prilli duhet të na bashkojë, 25 prilli është masakër zgjedhore dhe çdo qëndrim tjetër është i papranueshëm. Është i papranueshëm jo për mua, por sepse është e vetmja farë nga mund të mbijë fidani i përçarjes tek i cili shpreson të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës Edi Rama dhe regjimi i tij”, deklaroi kreu i PD.

Etiketa: 13 qershorigara ne PDLulzim Basha

Të Lidhura

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

nga 27
15:30 | 03/06/2026
0

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Para
Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët njoftojnë protestë

Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët njoftojnë protestë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com