Pasditen e sotme radhë të gjata kilometrike janë krijuar në aksin Vlorë-Radhimë-Orikum.
Makinat kanë qëndruar me orë të tëra në rresht duke filluar nga qyteti i Vlorës e deri në hyrje të Radhimës.
Shkak për këto radhë kilometrike është bërë numri i lartë i automjeteve që ktheheshin nga jugu, por edhe bllokimi i njërës prej korsive të rrugës në zonën e Jonufrës.