Mbrëmjen e 21 Majit në mes të Vlorës u vra Delon Troqe, i cili u ekzekutua me kallashnikov nga një makinë në lëvizje. ABC siguroi pamjet e këtij atentati, ku duken atentatorët duket qëlluar nga brenda automjetit.
Gazetari Artan Hoxha tha në “Opinion” se me viktimën Delon Troqe ka udhëtuar në skaf drejt Karaburunit.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Mua më ka rastisur që kam udhëtuar me skaf me viktimën…
Me viktimën?
Artan Hoxha: … se ka patur… punonin gjatë verës, çonin turistë në Karaburun…
Me Delon Troqen?
Artan Hoxha: Po, me Delon Troqen.
Kishte precedentë penalë?
Artan Hoxha: Këta që merren në Vlorë me skafe e me kështu nuk thua dot…
Ishte më duket me banim në Spanjë dhe Shqipëri?
Artan Hoxha: Ka qenë me banim në Spanjë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk mund të thuash pas vdekjes ka precedentë penalë më, se nuk është justifikim më. Për mua është shumë e rëndë.