Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në rrjetin social Facebook në lidhje me kallëzimin në Prokurori të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me një pajisje përgjimi të zbuluar në zyrën e tij.
Duke cituar oficerin dixhital, Berisha thotë se Tahiri e dërgoi kallëzimin në Prokurori pasi për 1 javë rresht fshiu dhe manipuloi të gjitha videot e regjistruara nga “Çimka”.
Madje, Berisha shkon më tej kur deklaron se sipas oficerit dixhital, pamjet e regjistruara janë më të fëlliqura se ato të Shukri Xhelilit, ish-kreu i Bashkisë Peshkopi.
Burimi i informacionit: Oranews.tv