Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 10 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 5, 423 persona.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 3, 108 teste të realizuara, 37 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.
Ndërkohë 90 pacientë fatmirësisht e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 148, 798 persona.