Shqipëria sërish në Arbitrazh, kërkon “korrigjim” të vendimit për anulim ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria sërish në Arbitrazh, kërkon “korrigjim” të vendimit për anulim ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti

12:41 | 31/05/2021
në Kryesore
0

Arbitrazhet vazhdojnë të “gërryejnë” financat shqiptare ku Shqipëria po paguan miliona euro për përballjet e saj në gjykatat ndërkombëtare.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti. Në rifreskimin që i është bërë të dhënave për këtë çështje thuhet se “Sekretari i Përgjithshëm regjistroi një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë”.

Vetëm pak javë më parë, në fillim të muajit prill avokatët e investitorit bënë të ditur në media se tashmë gjykata i kishte dhënë të drejtë biznesmenit italian, duke rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për anulimin e vendimit që detyronte vendin tonë t’i paguajë 110 milionë euro. Mbetet ende e paqartë se cila është kërkesa e Shqipërisë në këtë hap duke kërkuar korrigjim por njohës të çështjeve ligjore edhe në aspektin e përplasjeve ndërkombëtare kanë shprehur se Shqipëria nuk ka gjasa që të fitojë këtë përballje dhe do të jetë e detyruar që të paguajë.

Read more

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Në datën 26 maj 2021, Shqipëria kishte regjistruar kërkesën e saj për anulim në gjykatë, përmes Avokaturës së Shtetit dhe studios ligjore Wragge Lawrence Graham, London, Britani. Kjo është studio e parë që qeveria ka pasur të kontaktuar gjatë përballjes që pati me investitorin në vitin 2015 ndërkohë që në fazën e dytë kur u kërkua anulimi në krah të Avokaturës ishte studioja ligjore amerikane Foley Hoag.

 

 

Duket se çështjet e Arbitrazhit do të kenë më shumë shpenzime në horizont pasi po në datë 26 maj Avokatura e Shtetit njoftoi në faqen e saj se po kërkonte një studio ligjore që do të bënte përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID).

Të njëjtën kërkesë Avokatura e bëri edhe në muajin prill kur në vend vlonte çështja e zgjedhjeve dhe vëmendja ishte larg. Në njoftimin e datës 13 prill Avokatura kërkon një studio për përfaqësim të interesave të Shqipërisë po në (ICSID).

Në këtë gjykatë aktualisht janë në vazhdim përveç çështjes së Becchettit edhe ajo me Arka Energy e cila ka paditur Shqipërinë pas tërheqjes nga kontrata për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë. Kompania edhe pse nuk ka dhënë publikisht detaje mbi shumën që ka kërkuar nga burime pranë saj është lakuar shifra 110 milionë euro.

Arbitrazhet, si rrezik për financat

Arbitrazhet ndaj Shqipërisë viteve të fundit janë rritur në mënyrë të dukshme. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020 dhe në total, dëmshpërblimi potencial për të gjitha llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetëm pak kohë më parë Shqipëria humbi arbitrazhin me kompanitë “Aktor” dhe “Copri”.

Këta të fundit ishin ndërtuesit e dy loteve të autostradës Tiranë-Elbasan dhe përplasjet që patën me qeverinë bënë që shteti në finale të paguante 45 milionë USD. Një tjetër çështje në vazhdim është ajo me “Dondi & Kubota” ku humbja e shtetit shqiptar llogaritet në 90 milionë euro nga të cilat vetëm 20 milionë si pretendim gjykate ndërsa pjesa tjetër lidhet me mospërfundimin e investimit.

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Këtyre më pas u shtohen edhe çështja e Becchettit dhe ajo e Akërnisë që rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme shumën potenciale që Shqipëria mund të humbasë të Arbitrazhe./monitor

Etiketa: arbitrazhFinancatFrancesco Becchettigjykatat ndërkombëtareInvestitori ItalianShqiperia

Të Lidhura

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

nga 27
13:20 | 04/02/2026
0

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas...

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

nga 27
13:08 | 04/02/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:50 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:46 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Para
“Xhiroja” në Bllok e Dritan Dajtit/ Gjonaj furtunë shkarkimesh në burgun e Peqinit

"Tik Tok-u" i gjyqtares, ministrja Gjonaj: Të merret masë ndaj saj dhe t’i hetohet pasuria!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com