Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e sotme Nano është parë pranë spitalit Amerikan për të marrë kujdesin shëndetësor.
Gazeta Ekspres ka siguruar pamjet e momentit kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.