KAS rrëzon kërkesën, Boiken Abazi: Absurde, argumentet dhe provat nuk merren parasysh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KAS rrëzon kërkesën, Boiken Abazi: Absurde, argumentet dhe provat nuk merren parasysh

15:49 | 27/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi ka publikuar fjalimin e tij përmbyllëz në KQZ/KAS për ankesën në lidhje me zgjedhjet në Qarkun Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi shkruan se është absurde pasi argumentet dhe provat madje as pamjet filmike të numëruesve që vendosin X-a në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit, nuk merren parasysh.

Gjithashtu Abazi shprehet se 30 minuta pas këtij fjalimi, KAS-i e rrëzoi ankesën e tyre për Qarkun Tiranë.

Read more

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Fjalimi i plotë

Fjalimi përmbyllës që pata mundësi të mbaja sot në KQZ/KAS për ankesën në lidhje me zgjedhjet në Qarkun Tiranë:

Jemi para një situate absurde. Absurdi në kuptimin muzikor lidhet me prishjen e harmonisë. Në kuptimin logjik, absurdi lidhet me shvlerësimin dhe boshatisjen e akteve dhe veprimeve nga idealet. Këto seanca dëgjimore, i ngjajnë pjesëve të Teatrit të Absurdit, të cilat kanë një formë rrethore. Pika e përfundimit është e njëjta me pikën e fillimit. Logjika dhe argumentet i lënë vendin përfundimeve irracionale, duke çuar në konkluzionin e pashmangshëm: heshtja.

Ne depozitojmë ankesa të cilat rrëzohen në tërësinë e tyre ende pa u trajtuar. Argumentet dhe provat nuk merren parasysh. As pamjet filmike të numëruesve që vendosin X-a në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit nuk mjaftojnë. As fotografitë e fletëve të manipuluara nuk merren parasysh. Mohohet ekspertiza mbi fletët e votimit që janë manipuluar. Mohohet marrja e informacioneve shtesë nga organet e tjera shtetëtore. Të gjitha këto bëhen me synimin që vendimi i marrë prej fillimit për ta rrëzuar ankesën, pa marrë parasysh faktet dhe argumentet, të konfirmohet edhe në fund. Pra, që rrethi të marrë formën e plotë si në Teatrin e Absurdit dhe të vendoset heshtja.

Ndërkohë, jashtë kësaj salle Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, hesht prej katër ditësh. Ai që kishte për detyrë t’i mbronte zgjedhjet nga krimi elektoral, duket se ka komunikuar pikërisht me numëruesin që ka kryer krimin elektoral. Ministri nuk jep asnjë shpjegim. Nuk bën asnjë distancim, asnjë denoncim. Dhe kështu edhe ai tenton të vendos heshtjen.

Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit ta rrëzojnë ankesën tonë pavarësisht fakteve dhe argumenteve kanë një detyrë të vështirë nga ana morale: të mbrojnë absurdin.

Në këto seanca është faktuar përtej çdo dyshimi se në Tiranë, dhe jo vetëm, ka ndodhur deformimi i vullnetit të qytetarëve që ka ndikuar te fitorja e pandershme dhe e jashtëligjshme e një ose më shumë mandateve. Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit të mbrojnë argumentin absurd se manipulimi dhe shkeljet ligjore në këto zgjedhje mbase duhen trajtuar nga organet e drejtësisë, por nuk duhen marrë parasysh si fakte që ndikojnë te rezultati. Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit ta rrëzojnë këtë ankesë po përgatiten të na thonë në mënyrë absurde se vjedhja, blerja dhe manipulimi i votës nuk ndikon te rezultati i zgjedhjeve. Se përdorimi i jashtëligjshëm i fondeve publike dhe i punësimeve në admnistratë, bashkë me shkeljet e procedurave, nuk ndikojnë te rezultati. Pa bërë asnjë ekspertizë të mbi 18.000 votave të pavflefshme në Tiranë, duan të na thonë se ato janë të gjitha gabime njerëzore dhe jo manipulime, siç dëshmojnë videot dhe fotografitë. Nuk ka rëndësi për ta databaza e bërë publike e patronazhistëve me të dhënat e vjedhura të 900.000 qytetarëve të Tiranës. Nuk ka rëndësi që KQZ-ja nuk ua mundësoi votimin në spitale apo në vendet e karantinimit mbi 17.000 qytetarëve të Qarkut Tiranë.

Anëtarët e KAS-it që kanë vendosur prej fillimit ta rrëzojnë këtë ankesë, pa marrë parasysh faktet dhe argumentet, janë duke u bërë pjesë e banalitetit të së keqes që ka kapluar Shqipërinë. E keqja në këtë vend nuk rri vetë në këmbë. Ajo mbahet në këmbë përmes bashkëpunimit, përmes zbatimit të urdhërave që bien ndesh me konceptin e së drejtës dhe me ndërgjegjen tonë.

Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, që të dalim nga banaliteti i së keqes. Thyeni rrethin e absurdit ku jemi futur dhe filloni të vendosni drejtësi duke shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë.

***

30 minuta pas këtij fjalimi, KAS-i e rrëzoi ankesën tonë për Qarkun Tiranë.

Etiketa: Boiken AbaziKASkqzpamjet filmikeprovat

Të Lidhura

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

nga 27
19:35 | 03/02/2026
0

Ushtria amerikane ka rrëzuar një dron iranian që po i afrohej aeroplanmbajtëses USS Lincoln, raporton Reuters. Incidenti ndodhi në Detin...

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

nga 27
19:31 | 03/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve...

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

nga 27
19:17 | 03/02/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar PD-së që të dërgojë përfaqësuesit e vet në Komisionin për Reformën Territoriale...

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

nga 27
18:33 | 03/02/2026
0

Në kushtet e dyshimeve mbi sasinë që do të eksportohej nga subjekti Sokolaj se përmban mbetje të rrezikshme, u urdhërua...

Para
Identifikohet pacienti që hodh nga lartësia tek Infektivi! Ishte shtruar një ditë më parë (emri)

13 viktima dhe 53 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

19:35 | 03/02/2026
Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

19:31 | 03/02/2026
Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

19:17 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026
Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

18:27 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –
  • Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –
  • Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete
  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –
  • Kush bashkon opozitën, kandidat për kryeministër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –
  • Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com