Voltana Ademi letër ambasadorëve: Duan të zëvendësojnë në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Voltana Ademi letër ambasadorëve: Duan të zëvendësojnë në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive

14:40 | 25/05/2021
në Kryesore
0

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, u ka drejtuar sot një letër ambasadorëve dhe drejtuesve të Misioneve të Huaja në Shqipëri.

Në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ajo ka ndarë shqetësimin e SHBSH mbi atë që e konsideron tentativë të anëtarëve të PS për të kapur shoqatën.

“Më 21 maj, 2021 pasdite, SHBSH mori një email dërguar nga Z. Pjerin Ndreu, drejtuar 14 bashkive të tjera, të cilat aktualisht janë anëtare të SHAV, me qëllimin që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese te SHBSH. Ky veprim është në kundërshtim me statutin e SHBSH, pasi bashkitë kërkuese nuk janë anëtare të SHBSH. Ne kemi dyshime serioze se ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH”, thuhet në shkresë.

Read more

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

LETRA E PLOTË
Për: Ambasadorët në Republikën e Shqipërisë Drejtuesit e Misioneve të Huaja në Shqipëri Partnerët e Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë

Të nderuar Shkëlqesi, Në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), ne do të donim të ndanim me ju shqetësimet tona mbi një iniciativë të kohëve të fundit për të kapur ilegalisht shoqatën tonë, veprime te ndërmarra nga individë, anëtarë të Partisë Socialiste, pa të drejta legjitime dhe jo anëtarë SHBSH. Siç mund ta dini, që nga viti 2009, ekzistojnë dy shoqata të qeverisjes vendore që veprojnë në Shqipëri.

Fatkeqësisht, Kryetarët e Bashkive Socialiste menduan se ata nuk po përfaqësoheshin nga SHBSH dhe krijuan shoqatën e tyre, Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV). SHBSH respektoi vendimin e Kryetarëve të Bashkive dhe bashkëpunoi me SHAV në disa nisma në respekt të ndërsjellë të legjitimitetit të njëri-tjetrit. Më 21 maj, 2021 pasdite, SHBSH mori një email dërguar nga Z. Pjerin Ndreu, drejtuar 14 bashkive të tjera, të cilat aktualisht janë anëtare të SHAV, me qëllimin që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese te SHBSH.

Ky veprim është në kundërshtim me statutin e SHBSH, pasi bashkitë kërkuese nuk janë anëtare të SHBSH. Ne kemi dyshime serioze se ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH. Kjo do t’i mundësojë Kryetarit të ri (një Kryetar Socialist) të tërheqë ankesën e paraqitur nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata e ka vlerësuar kërkesën e SHBSH si të ligjshme dhe ne presim shqyrtimin e çështjes në një seancë plenare. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadrin e procesit për hapjen e negociatave të Integrimit Evropian. SHBSH konsideron se demokracia lokale dhe sundimi i ligjit kanë një rëndësi të madhe. SHBSH shpreh vullnetin e saj për të respektuar ligjin dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Duke patur në konsideratë rolin tuaj të rëndësishëm në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi, ndihmën tuaj në proceset zgjedhore dhe në reformën në sistemin e drejtësisë, ju ftojmë të ndiqni nga afër tentativat e paligjshme për të kapur Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, si një shkelje e autonomisë lokale dhe të drejtave tona kushtetuese. Me respekt, Voltana Ademi Kryetare

Etiketa: kryebashkiakja e Shkodrësletër ambasadorëveVoltana Ademi

Të Lidhura

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

nga 27
19:09 | 03/06/2026
0

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u...

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

nga 27
15:30 | 03/06/2026
0

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me...

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

Para
Bëri shqiponjën në Eurovision, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë (film)

Bëri shqiponjën në Eurovision, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com