Petrit Vasili: Ja 21 faktet pse Edi Rama është “non grata” me ligjin dhe demokracinë, kush i amniston do i bënte akt armiqësie Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petrit Vasili: Ja 21 faktet pse Edi Rama është “non grata” me ligjin dhe demokracinë, kush i amniston do i bënte akt armiqësie Shqipërisë

12:10 | 22/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili pasi SHBA i ndaloi hyrjen në vend Sali Berishës ka deklaruar se Edi Rama është ”non grata” me ligjin dhe demokracinë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili rendit 21 arsye se pse sipas tij Edi Rama ka ushtruar dhunë të pashembullt ndaj demokracisë dhe ligjit dhe ato nuk duhen harruar.

STATUSI NGA PETRIT VASILI
Edi Rama “non grata” me ligjin dhe demokracinë, ja faktet!
Edi Rama i bazuar mbi strategjinë mashtruese që: “thashethemet për kundërshtarët t’i kthejë në fakte, dhe fakte për vete t’i kthejë në thashetheme” kujton se mund t’ja hedhë e të shpëtoje përpara fakteve që ulërasin.
Eshtë detyrë pa kthim të mos harrojmë asgjë nga dhuna e pashembullt ndaj demokracisë dhe ligjit, që Edi Rama ka ushtruar gjatë gjithë këtyre viteve dhe që e kanë katandisur Shqipërinë në këtë gjendje mizerabël ku është sot.
Konkretisht:
1.Edi Rama është paditur në prokurori për shkatërrimin e zgjedhjeve të vitit 2017 kur i bëri thirrje policisë të hidhte uniformat dhe të bënte vota për rilindjen.
2.Edi Rama është paditur për presionin ndaj oficerit të policisë Emiljano Nuhu denoncimet e të cilit ndaj rilindjes dhe njerëzve të saj u vërtetuan të gjitha, ndaj ai jeton në azil politik jashtë Shqipërisë.
3.Edi Rama kërcënoi publikisht oficerin e policisë Dritan Zagani për informacionet 100% të vërteta për badërdinë e drogës në Shqipëri ndaj ai jeton në azil politik jashtë Shqipërisë.
4.Edi Rama i dha mbrojtje politike Saimir Tahirit duke hedhur poshtë në parlament kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij.
5.Edi Rama rezultoi nga përgjimet e prokurorisë personalisht i përfshirë në dosjen 184 të Dibrës ku të gjithë dëgjuan me veshët e tyre atë vetë si autor të masakrës zgjedhore të Dibrës të vitit 2016.
6.Edi Rama i dha mbrojtje publike dhe poste përfaqësimi të gjithë ministrave deputetëve e drejtorëve të përfshirë në Dosjen 184.
7.Edi Rama i ka dhënë mbështetje të hapur publike si dhe rol politik Vangjush Dakos pas vendimit të SHBA ndaj tij.
8.Edi Rama zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota duke shqyer reformën e sapomiratuar në drejtësi.

Read more

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

9.Edi Rama i ka dhënë mbrojtje publike dhe i ka bërë presion publik drejtësisë për çdo ministër dhe zyrtar të lartë të akuzuar për korrupsion për tendera, koncesione dhe gjithfarë procedurash me shkelje flagrante ligjore.
10.Retorika e Edi Ramës ka qenë dhunë dhe presion i hapur ndaj drejtësisë dhe publikut për çdo rast akuze ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpuntorëve të tij.
11.Edi Rama me firmën e tij mbushi parlamentin me deputetë dhe pushtetin lokal me kryetarë bashkie me rekorde kriminale.
12.Edi Rama shkatërroi, manipuloi dhe kriminalizoi të gjitha zgjedhjet e administruara prej tij qoftë në maskaradën e zgjedhjeve të vitit 2017, votimet moniste në 2019 dhe masakrën e fundit në 25 prill 2021.
13.Europa i kërkoi të heqë ligjin e shpifjes kundër medias, por Edi Rama bëri krejtësisht të kundërtën, në mënyrën me antidemokratike për të dhunuar lirinë e shprehjes.
14.Europa i kërkoi të mos e prishte Teatrin dhe Edi Rama bëri të kundërtën me Vendimin e qeverisë, që drejton ai e prishi Teatrin në kulmin e pandemisë.
15.Europa i kërkoi të ndalej marreveshja me Emiratet e Bashkuara për portin e Durrësit pasi dhunohej në mënyrë flagrante Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ndërsa Edi Rama vazhdoi pa u ndalur kundër kërkesës së Europës.
16.Europa i ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të veprimeve e retorikës lidhur me çështjen e kufijve Kosove Serbi si një moment kritik destabilizimi me pasoja të rënda.
17.Edi Rama paditi edhe Kryeministrin Haradinaj sepse denoncoi rolin prej renegati të Ramës në çështjen antikombëtare të kufijve.
18.Edi Rama u vërtetua si dhunues i ligjeve amerikane lidhur me foton në fushatën e presidentit Obama, kur ai u prezantua si gruaja e Bilalit dhe ku u paguan nga ai “para” të paligjshme sipas ligjeve amerikane dhe ku u dënua edhe vetë Bilali, ngjarje që është pasqyruar gjerësisht në median amerikane mbështetur në informacione të FBI.
19.Edi Rama ndërhyri me gjuhë të dhunshme në fushatën presidenciale në SHBA duke fyer publikisht z.Trump edhe në CNN një nga mediat më të medha të Amerikës dhe botës.
20.Nën qeverisjen e Edi Ramës Shqipëria u fut sërish në listën e zezë të vendeve, që pastrojnë “para” dhe u kthye në lavatriçe gjigande të parasë së piset të njohur botërisht.
21.Nën qeverisjen e Edi Ramës, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria u kthye në bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut si dhe ku sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.
A mund të harrohen këto?
A mund të mbyllen sytë përpara këtyre?
Kurrë jo!
Amnistimi i këtyre fajeve shumë të renda të Edi Ramës nga kushdo, brenda dhe jashtë vendit, do të ishte një akt i vërtetë armiqësie kundeër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

 

Etiketa: nenkryetari i lsiPetrit Vasili

Të Lidhura

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

nga 27
11:44 | 03/04/2026
0

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një ‘fole prostitucioni’ në Tiranë. Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës)...

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

nga 27
11:29 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

nga 27
11:20 | 03/04/2026
0

Metamorfoze e plote e ministrave te Rames pasi daljes se djeshme ku kundershtonin njoftimin e Ambasades Amerikane mbi ekzistencen e...

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

nga 27
11:06 | 03/04/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte për shembjen e objektit të fundit që pengonte hapjen...

Para
Shkrumbohet banesa pranë shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjes

Shkrumbohet plotësisht një shtëpi në Berat, shpëtojnë 4 pjesëtarët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026
E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

11:29 | 03/04/2026
Policia ka shtuar masat e sigurisë –

Policia ka shtuar masat e sigurisë –

11:20 | 03/04/2026
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –

11:06 | 03/04/2026
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –

10:46 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –
  • Policia ka shtuar masat e sigurisë –
  • Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin –
  • Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar –
  • Procesi bie ndesh me Konventën Europiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com