Është shembur sot nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Ish-godina e INSIG-ut për t’i hapur rrugën punimeve për ndërtimin e Unazës së Vogël të Tiranës. Shembja e saj ka nisur nga prapa godinë.
Pronarët e ndertesës së INSIG-ut e humbën gjygjim me bashkinë e Tiranës në lidhje me vlerën e dëmshpërblimit që ata kërkonin. Ka qënë Gjykata e Apelit e cila ka vlerësuar të rregullt shpronësimin për interes publik nga ana e bashkisë dhe ka rrëzuar pretendimet e pronarëve të godinës të cilët ishin bërë pengësë për kryejen e punimeve.