Mbeturinat e një rakete kineze, të cilat po ktheheshin përsëri drejt Tokës kanë rënë mbi Oqeanin Indian thonë zyrtarët kinezë.
Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua gjatë rihyrjes, por pjesë të saj ranë në kordinatat 72.47 ° në Lindje dhe 2.65 ° në Veri, njoftoi media shtetërore kineze.
Pika shtrihet në perëndim të Maldiveve. Faqet e gjurmimit të SHBA-së dhe Evropës patën monitoruar rënien e pakontrolluar të Long March-5b.
Media shtetërore kineze tha që pjesë të raketës hynë përsëri në atmosferë të dielën në 10:24 me kohën e Pekinit (02:24 GMT).
Komanda Hapësinore e SHBA-së tha në një deklaratë se ajo mund të “konfirmonte hyrjen e Long March-5b përsëri në Gadishullin Arabik”.
Ishte “e panjohur, nëse mbeturinat ranë në tokë ose ujë”,- tha agjencia.
Përpara hyrjes së raketës kishte frikë se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin, e akuzoi Kinën për neglizhencë.