Se me të vërtetë historia e botës duhet të pësojë një rishikim, dhe atë shumë serioz e tregon fakti i zbulimit të mumjeve të grave dhe burrave lekurëbardhë në Kinë. Zbulimi më i madh i shekullit XX është gjetja e një fisi “Verieuropian” në shkretëtirën kineze Taklimakan, në afërsi të shkretëtirës së njohur të Gobit.
Ishte viti 1978, kur arkeologu kinez Ëang Binghus në hulumtimet e tij në vendin e quajtur Qizilchoqa, Bregu i kuq i gjeti disa mumje në gropë afër malit. Trupat e mumifikuar u vendosën në muzeun e qytetit Urumki, gjithësej 113 sish, ngase qeveria kineze nuk kishte mjete më të mëdha financiare për të hulumtuar më shumë. Fjala ishte për një fis “të humbur” afër katër mijë vjet.
Kur e pata fjalën tek rishikimi i historisë më dha guxim kjo fjali: “Në atë kohë, kinezët me traditën e tyre deri atëherë mendonin që civilizimi kinez historikisht është zhvilluar i pavarur nga bota tjetër. Mu për këtë qeveria kineze nuk e lejonte publikimin në botë të këtij zbulimi (Fiset e bardha në Kinën e vjetër, nga Nell Rose).
“But soon they realized that the proof ëas irrefutable”, pra më në fund e kuptuan që faktet dhe provat nuk mund të fshehen dhe kështu lajmi për zbulimin e cekur më lartë e mori botën.
Të shpjegojmë më shumë, kufomat e vjetra rreth 4 mijë vjeçare ishin të shtrira në tokë dhe jo të mumifikuar, ashtu siç jemi mësuar të dimë nga mumjet tjera nëpër botë, nuk ishin të balsamosura. Shkencëtarët thonë që trupat, thjesht ishin vendosur mbi tokë (në gropa kuptohet). Kushtet klimatike të atij regjioni, të nxetit, thatësia dhe dimrat me acarr, të gjitha të përziera me pluhur të kryposur i kishin krijuar kushtet e një ruajtjeje perfekte. Dhe mbi të gjitha nga teshat, me të cilat ishin “varrosur”, ato mund të shihen dhe të përcaktohen se cilës kohë dhe cilit vend i takojnë.
Kur jemi tek robat, nëse e shikoni foton e kësaj gruaje, veshjen e saj do të vëreni një gjë të jashtëzakonshme për gjendjen e tyre. Madje, madje në një nga mumjet shihen edhe “zgjatjet” artificiale të flokëve.
Interesant dhe me vlerë të shkruhet që studiuesja Elizabeth Wayland Barber, eksperte e tekstileve (veshjeve) në lashtësi, e gjen që robat e tyre kanë ngjashmëri të pa kontestueshme me ato të gjetura në minierat e krypës të lidhura me kulturën e hallstattit (Austri). Kurse sa i përket tatuazhit në duart e mumjeve të gjetura në mumjet e bardha në Bazeni Tarim (Qäërighul, Yanghai, Shengjindian, Shanpula, Zaghunluq, and Qizilchoqa) kjo veç se është e njohur nga lashtësia e jonë pellazgjike. lashtësia e jonë Pellazgjike.
Shkollarët e thonë që ai fis leshbardhë “i humbur” në Kinë që katër mijë vjet duhet të ishte shumë i përparuar për kohën e tij. (This tribe was obviously very advanced for its day. On one of the mummies, there is a scar which shows they had rudimentary operating skills. It had been soën up with horses hair).
Bukuroshja e Lulanit (shih foton) i ka shenjet e gruas nordike. Duhet të ishte nordike e vjetër rreth të 45-ve, kur ka vdekur, e cila është varrosur me shportën me ushqime për jetën tjetër si dhe krehërin dhe grurë të shtëpisë.
Lexojeni këtë marrëzi serbe, në librin e dr. Olga Lukoviq- Pjanoviq: “Srbi…narod najstariji” në faqen 407, rreth mumjeve të Kinës shkruan: “U zbuluan mumjet e bardha, bota filloi të flasë se ato ishin të paraardhësve të shqiptarëve. Kurrë! Ata ishin serbët e dikurshëm”.
Pra, duke u bazuar në falsifikimet serbe të historiografisë sonë, me këtë kuptohet thjesht që fjala është për shqiptarët e dikurshëm, trashëgimtarë të të cilëve jemi ne sot. Serbët e njohin historinë tonë, lashtësinë tonë, ndoshta edhe më mirë se ne dhe këtu qëndron “aftësia” e tyre për shtrembërim të historisë shqiptare dhe përvetësimin e saj.
Robert D’Angely në librin e tij “Enigma” shkruan: “Lexuesi nuk duhet të çuditet, kur e lexon që Aleksandri i Madh ka imituar kapedanin e ekspeditës së parë të ariasve në fillim të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit. Përkundrazi, ai duhet ta shohë këtë gjë si normale dhe krejt të natyrshme, sepse historia na mëson që gjithnjë gjithë kapedanët e mëdhenj kanë kërkuar të kopjojnë të tjerë udhëheqës të mëdhenj, paraardhës të tyre. Në fakt, ne do të thoshim se Aleksandri ka imituar komandantin e ekspeditës së parë të ariasve: prova më e mirë është se ushtarët, që arritën në brigjet e lumenjve të Indisë, kundërshtuan të shkonin më tej në thellësi të territorit të Indisë, duke thënë se nuk donin të shkonin të humbisnin atje, ashtu si ekspedita e parë. Ndonëse ka një ndërkohë prej rreth 2500 vjetësh që i ndan argët ose ariasit prej maqedonasve, domethënë prej stërgjyshëve të pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë, na del që këta të fundit e ruanin për bukuri kujtimin e ekspeditës së parë dhe ne mund të themi gjithashtu, se Aleksandri duhej ta njihte më mirë në vija të trasha mënyrën se si ishte zhvilluar ajo ekspeditë”.
Pra, ishin pellazgët ata që i banuan këto toka dikur dhe mumjet e bardha janë pellazgjike.
Ku qëndron gabimi i saktësisë historike? Dëshira për fshehjen e së vërtetës së saj. Me qëllim shkruhet “ indo-europiane”, pra që mos të thuhet pellazgjike.
Gjakovë – 8.05.21
Referencat për dashamirët e këtij arti:
-Mair, Victor H., “Mummies of the Tarim Basin”, Archaeology,
-“A meeting of civilisations: The mystery of China’s celtic mummies”. The Independent. 28 August 2006.
-“T Christopher P. Thornton and Theodore G. Schurr, “Genes, language, and culture: an example from the Tarim Basin”, in: Oxford Journal of Archaeology,he mystery of China’s celtic mummies”.
-The Independent, August 28, 2006.
-Barber, Elizabeth Wayland (1999), The Mummies of Ürümchi, London
– Light, Nathan (1999a), “Hidden Discourses of Race: Imagining Europeans in China”, presented at the Association for Asian Studies conference, Boston
-“Enigma” nga Robert D’Angely