PD: Zbardhet skema kriminale e blerjes së votës në qarkun e Durrësit, 1 mijë euro për familje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Zbardhet skema kriminale e blerjes së votës në qarkun e Durrësit, 1 mijë euro për familje

12:26 | 06/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka sjellë sot një tjetër rast, që vërteton që janë blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Belind Këlliçi u shpreh se qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë kryeministri Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave “përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

Këlliçi deklaron se PD kallëzoi në SPAK 3 herë para zgjedhjeve atë që ai e quajti ushtri me mbi “70 mercenarë të Ramës për blerjen e votës”, por shton se SPAK heshti. Partia Demokratike denoncon se Ardian Çela i OSHEE-së, Lefter Koka, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja, Artur Bushi në krye të blerjes së pushtetit për “aleancën Rama-Doshi-Rakipi.”

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka qenë kapilare, në të gjithë vendin.

Qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votave, ku në krye qendron drejtori i Operatorit të Shpërndarjes Ardian Çela dhe deputetët Lefter Koka, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve te opozitës, Partia Demokratike ka bërë 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, duke nisur me kallëzimin e parë në 2 prill.

Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se kush janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Qarkun e Durrësit duke përfshirë të treja kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara ditës së zgjedhjeve.

Ardian Çela qendron në krye të skemës kriminale për blerjen e votave, duke siguruar para për personat e tjerë që kanë në patrinazh blerjen e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit, ndërsa vetë është përgjegjës për Rrashbullin. Përmes të deleguarit të tij, Artur Fetaj, me precedent kriminal, Ardian Çela ka paguar 1 mijë euro për familje në këmbim të votës. Bashkëpunëtor në skemën kriminale për blerjen e votave në Rrashbull ka qenë edhe Alion Hyska, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Durrës, Ruzhdi Murtini, punonjës i OSHEE, Mariglen Mullai, si dhe Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull. Artur Fetaj, ka qenå pårgjegjås edhe pår blerjen e votås nå zonån e Shkallnurit.

Një nga personat më aktivë për blerjen e votës, direkt nën varësinë e Ardian Çelës është drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti.

Në Shijak, skema kriminale e shpërndarjes së parave për blerjen e votës është zbatuar përmes Altin Hajrit. Ky është një personazh i njohur i krimit të organizuar, aktualisht i shpallur në kërkim për vrasje. Megjithëse në kërkim, krimineli Hajri ka lëvizur lirisht për të blerë vota për pushtetin e Edi Ramës. Kontaktet kyçe të tij janë Ardian Çela i OSHEE-së dhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Në Shijak, ishte shumë aktiv në blerjen e votave edhe Durim Keçi. I dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale, ai është pjesë e mekanizmit për blerjen e votave për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Blerja e votës në zonën e Spitallës në Durrës mbulohet nga Arbër Koka, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ai bashkëvepron me Gentian Thartorin, Roni Shqopën, Fetah Mataj dhe Emilian Lakon, persona me rekorde kriminale.

Në Sukth, u angazhua për blerjen e votave Bert Hoxha, i cili ka mbajtur detyrën e Administratorit të Sukthit. Bashkë me të ashtuquajturin Rumi dhe Gëzim Hoxhën njihen në zonë si persona të dhunshëm, që, në zgjedhjet e mëparshme, kanë kërcënuar me armë përfaqësuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke i larguar nga procesi i votimit.

Në Krujë, Thumanë dhe Fushë-Krujë është aktivizuar banda e fisit Rraja, me në krye Xhelal Rrajën, person me disa precedente penalë dhe vëlla i kandidatit të PS, Rrahman Rraja. Në këtë zonë, kryesisht në Thumanë, ka qenë aktiv në blerje votash dhe presione Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

SPAK është vënë në dijeni të skemës kriminale që në 2 Prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e dytë në 14 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti edhe pas kallëzimit të tretë për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Qarkun e Durrësit për të nxjerrë Edi Ramën deputet dhe për ta mbajtur atë në pushtet.

Përveç Ardian Çelës në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Durrësit.

Roni Shqopa, Drejtor AKU Durrës
Alfred Mullaraj, Kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës
Ledion Lako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Alban Çela, Zv.Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Spartak Kovaçi, Drejtor i Ujësjellåsit Durrës
Ardian Iljazi, Drejtor Shërbimesh në Bashkinë Durrës
Arben Isaku, Drejtor Juridik në Bashkinë Durrës
Emiljan Jani, Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale Durrës
Jolanda Mustafaraj, Drejtor i Rezedencave Qeveritare Durrës
Dorian Baba, Drejtor OSHEE, Sukth
Indrit Cerloi, Drejtor i Inspektoriatit Shåndetåsor, Durrës
Petrit Ismailati, Drejtor i Sherbimit Social Shtetåror, Durrës
Agim Karaj, Drejtor i Formimit Profesional Durrës
Gerald Ceka, Kancelar i Universitetit tå Durråsit
Eljo Jani, Autoriteti Portual Durrës
Ermal Pronjari, përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit
Elvis Pengili, përgjegjës Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull
Soren Dedja Njala, Bashkia Durrës
Denis Shkodra, OSHEE
Ruzhdi Murtini, OSHEE
Mariglen Mullai
Radon Qerreti
Ilir Lleshi
Edlir Topçiu
Oliver Xhamuça
Bledar Metalla
Edlir Topçiu
Gëzim Prenga
Gerald Dautit
Zakarel Zake
Readian Kalastra
Jurgen Zaza
Kastriot Xhangoli
Ermal Kapllani
Fredi Dhuli
Denis Gjoni
Sulejman Ibrahimi
Mand Cërri
Ed Cërri
Xhemo Sula

Janë mbi 70 përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë tq lirå të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Beteja jonë për të çrrënjosur aleancën e sëå keqes Rama-Doshi-Rakipi, që mban Shqipërinë në vendnumëro, nuk do të ndalet derisa t’ia ketë arritur qëllimit. Shqiptarët e ndershëm janë shumica. Ata nuk kanë votuar për një regjim kriminal, por kërkojnë  sundimin e shtetit ligjor, zgjedhje të lira e të ndershme dhe një qeveri që sjell ndryshimin real të vendit.

     

Etiketa: 1 mijë euro për familjeBelind KëlliçiQarku i DurrësitZbardhet skema kriminale e blerjes së votës

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset një person

Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Elbasanit, dyshohet për një viktimë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com