Et’hem Ramadani: Përmes meditimit, njeriu ka fuqinë të ndryshojë gjithçka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Et’hem Ramadani: Përmes meditimit, njeriu ka fuqinë të ndryshojë gjithçka

13:32 | 01/06/2016
në Gossip
0

 

Et’hem Ramadani, një nga biznesmenët më të suksesshëm në Europën Qendrore dhe tashmë një misionar për rëndësinë e Meditimit, ishte i ftuar në një leksion të hapur me studentët e Psikologjisë në Universitetin Europian të Tiranës, ku foli për meditimin. Meditimi sipas tij është një mënyrë për të njohur veten, për të kuptuar kush jemi dhe çfarë duam të bëjmë në këtë botë. Meditimi është një mënyrë për të gjetur paqen dhe për të vënë me kapacitet të plotë në punë trurin tonë. Meditimi transcendental është thelbi i jetës së biznesmenit të suksesshëm. Ashtu si shprehet vetë ai, meditimi transcendental është edhe arsyeja e suksesit të tij në biznes. Në vitin 1990, ai themeloi në Slloveni kompaninë e tij me emrin Salbatring. Ndërkohë që, duke pasur vetëm 13 të punësuar, kompania arriti që në vitin 2008 të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Evropën Qendrore. Këtë arritje, Ramadani ia kushton meditimit të rregullt e të përditshëm të stafit të punës së kompanisë. “U thashë punëtorëve të meditonin në mëngjes përpara se të fillonin punën dhe pasdite.” Sigurisht, ai e respekton parimin e të punuarit fort në biznes. Por, ai këmbëngul që nuk është ky burimi i suksesit.

“Tashmë kanë rënë idetë e shkencës njutoniane, sipas së cilës sasia sjell cilësinë” –thotë Ramadani, – “Jetojmë me parimet kuantike të hopit cilësor, që vjen si pasojë e arritjes së mendimeve të kulluara në trurin tonë. E këtë, mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet meditimit transcendental, duke kaluar të shtatë shkallët e vetëdijes. Kjo gjë ka ndodhur me krijuesin e Facebook, i cili u bë miliarder në moshë fare të re. Nuk është koha e punës, është ideja. Unë përpiqem t’u theksoj gjithmonë njerëzve se ideja është esenca e gjithçkaje.” Et’hem Ramadani karakterizohet nga pasioni i kuptimit dhe shpjegimit përmes shkallëve të vetëdijes dhe energjisë, të fenomeneve të shumta që nga politika, e deri te shkenca.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Pse bota sot vazhdon të ketë mosmarrëveshje sipas Ramadanit, me gjithë themelimin e organizmave ndërkombëtarë që ruajnë dhe promovojnë paqen e bashkëpunimin? Që prej themelimit të Kombeve të Bashkuara, kanë ndodhur mbi 200 luftëra. Sepse marrëveshjet dhe traktatet e paqes nuk kanë integritet – ato ngelen thjesht në letër dhe vullneti për t’i mishëruar është i paktë. Po pse vallë? Sipas Et’hem Ramadanit, marrëveshjet nuk janë nënshkruar në shkallën e vetëdijes transcendentale por në shkallën e ulët të vetëdijes së zgjuar. “Në këto kushte” – thotë Ramadani – “këto veprime të kësaj vetëdijeje bëhen shprehi, shprehitë bëhen karakter dhe karakteri përcakton se ku shkojmë në jetë.”

Sipas Et’hem Ramadanit, meditimi është thelbi i arritjes së gjithçkaje, madje dhe i shëndetit të mirë. Ai thotë se në vitet ’90 pati ndihmuar heroin e Luftës së Kosovës, Adem Demaçin, në shërimin e plotë prej një sëmundjeje në zemër. Ramadani thotë se mjekët i kishin dhënë Demaçit ultimatum për nënshtrim ndaj operacionit, pa asnjë shpresë për rrugë tjetër. Megjithatë, përkundër alarmit të mjekëve kardiologë, Adem Demaçin iu nënshtrua së bashku me Et’Hem Ramadanin seancave të gjata prej tetë ose nëntë orësh meditimi transcendental çdo ditë, për 6 javë rresht. Rezultati? Problemi në zemrën e Demaçit u rikuperua plotësisht. Këtë eksperiencë, Ramadani e ka përshkruar edhe në librin e tij “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”. Sipas biznesmenit, përmes meditimit, njeriu ka fuqinë të ndryshojë gjithçka. Në fillimet e veta, kjo fjali i dukej pak e besueshme, por gjatë meditimit transcendental, duke u lartësuar me radhë në të shtata vetëdijet, e mandej duke arritur vetëdijen e fundit, atë më pranë Zotit, Et’hem Ramadani, kuptoi që arritjet varen tërësisht nga mendimet që zgjedhim të kemi tonat në përditshmëri. Zgjedhja e mendimeve të kulluara, do të sjellë pashmangshmërisht, vendime të kulluara e të suksesshme shoqërisht.

 

 

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Ditëlindja përrallore e Angela Martinit në ishujt Maldive (video0

Ditëlindja përrallore e Angela Martinit në ishujt Maldive (video0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com