DW: Pas zgjedhjeve në Shqipëri nuk pritet ndryshim i madh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Pas zgjedhjeve në Shqipëri nuk pritet ndryshim i madh

11:40 | 27/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 prillit 2021.  “Pavarësisht se kush do të formojë qeverinë e re, në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i vërtetë,” tha Alt në një prononcim për media.

“As opozita nuk ofron alternativë”

“Rama është kritikuar për mungesën e reformave në luftën kundër korrupsionit dhe në gjyqësor, por as partia më e madhe e opozitës, e cila është në bojkot të vazhdueshëm, nuk duket se është një alternativë e vërtetë. Asnjë nga partitë nuk dha më shumë sesa premtime të paqarta zgjedhore.” – kritikoi deputetja liberale në analizën e saj. Ajo kërkon të vijohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Read more

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Reforma zgjedhore të zbatohet deri në fund

Deputetja gjermane vijon më tej në mesazhin e saj, se “Shqipëria jo vetëm që duhet të provojë se është në gjendje të mbajë zgjedhje të rregullta, por edhe të forcojë në mënyrë të qëndrueshme funksionimin praktik të parlamentit, duke zbatuar me sukses reformën zgjedhore.”

Alt bën thirrje edhe për njohje të rezultatit nga të gjitha palët. “Vendi është shumë i polarizuar politikisht dhe do të përfitonte shumë nëse të gjitha partitë do të njihnin rezultatin”.  Alt më tej e quan jo shenjë të mirë”përplasjen me armë”, në prag të zgjedhjeve dhe kritikon faktin, që 1,5 milionë shqiptarët jashtë nuk kanë qenë në gjendje të votojnë me rrugë postare.

AfD: Shqipëria ka probleme me drogën emigracionin 

Edhe grupi parlamentar i partisë ultra të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka reaguar gjithashtu ndaj zgjedhjeve në Shqipëri me një analizë të deputetit Paul Podolay, anëtar i komitetit të punëve të jashtme, në Bundestag. Sipas Podolayt, rezultati paraprak është i ngushtë dhe do të vështirësojë krijimin e një koalicioni. Podolay, i cili thotë se ka qenë vëzhgues në zgjedhje, thotë se shqiptarët kërkojnë “reforma në luftën kundër korrupsionit dhe gjyqësorit dhe reforma në universitete”.  Podolay gjithashtu kujton se Shqipëria veç keqmenaxhimit, në administratë trafikut të drogës dhe krimin e organizuar ka problem edhe emigracionin.

“Partia Demokratike e Shqipërisë akuzon me të drejtë qeverinë socialiste për dështim absolut dhe përfshirje në krimin e organizuar dhe mbështetet në hapje të vendeve të reja të punës dhe taksa të ulëta si recetë kundër emigracionit të shqiptarëve.”

Ndryshe nga FDP-ja, e cila sapo ka shtruar një kërkesë në Bundestag për një perspektivë më të angazhuar evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor, grupi parlamentar AfD-së e kundërshton vazhdimisht zgjerimin e BE-së.  Grupi parlamentar i AFD-së e thekson këtë qëndrim edhe në deklaratën për media, të së hënës. /DW

Etiketa: deputetja gjermanereforma zgjedhoreShqiperia

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

nga 27
07:56 | 06/06/2026
0

Një tjetër episod mashtrimi është regjistruar këtë të premte në qytetin e Vlorës, aty ku Edi Rama zhvilloi një takim...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Para
Gjoba e KQZ, kreu i KZAZ 35: Duam mbështetje jo ndëshkim

Gjoba e KQZ, kreu i KZAZ 35: Duam mbështetje jo ndëshkim

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com