Përplasje fizike janë shënuar tek shkolla “1 Maji” në kryëqytet, ku ka pasur përplasje deri në konfrontime fizike.
Ndërprerja e numërimit ka qenë shkaku i përplasjes dhe më pas ka ardhur policia, në pjesën që ndahet Unaza me Uzinën. Përplasja ka qenë me karrige ose me sende rrethanore, duke degraduar konflikti fizik.
Raportohet se janë konfliktuar brenda dy vëzhgues mes njëri tjetrit e më pas kane dashur të hyjnë brenda ata që ishin jashtë. Ka ndërhyrë policia dhe ka shoqëruar 7 persona. Situata është vënë nën kontroll.