Publikimi i të dhënave personale, reagon Avokati i Popullit: Autoritetet të marrin masa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikimi i të dhënave personale, reagon Avokati i Popullit: Autoritetet të marrin masa

00:05 | 20/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Avokati i Popullit ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve.

Ndërsa e quan këtë akt të jashtëligjshëm, Avokati i Popullit kërkon nga institucionet ligjzbatuese të marrin masa.

Njoftimi i plotë

Read more

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

QËNDRIM I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME KOMPROMENTIMIN E NJË NUMRI TË MADH TË DHËNASH PERSONALE TË QYTETARËVE SHQIPTARË PËR QËLLIME PARTIAKE

Duke marrë shkas nga shqetësimet e një numri të madh qytetarësh lidhur me akuzat për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre personale nga një subjekt politik, konkretisht Partia Socialiste e Shqipërisë, Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se marrja dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve nga cilado parti politike është i paligjshëm, me përjashtim të rastit, nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim të posaçëm me shkrim për përdorimin e tyre për qëllimin e lejuar, apo për raste të tjera të veçanta të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Nga të dhënat paraprake dhe komunikimet publike nuk rezulton që mbledhja e të dhënave të ekspozuara publikisht të plotësojë këto kushte.

Mbledhja e të dhënave personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre, lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre private. E drejta për mbrojtje të të dhënave personale bën pjesë tek të drejtat e mbrojtura nga neni 8 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), e cili garanton të drejtën për respektim të jetës private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës dhe përcakton kushtet sipas së cilëve lejohen kufizimet e kësaj të drejte, e për të cilën Gjykata Europane e të Drejtave të Njeriut ka një jurisprudencë të pasur.

Edhe Konventa nr.108 e Këshillit të Europës, si akti ligjor detyrues në nivel ndërkombëtar trajton në mënyrë të posaçme mbrojtjen e të dhënave të individëve.

Asnjë autoritet publik nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë ndaj ushtrimit të kësaj të drejte, përveç rasteve të parashikuara nga ligji, si për shembull në interes të sigurimit kombëtar, sigurisë publike, ose mirëqënies ekonomike të vendit, për parandalimin e çrregullimeve ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të tjerëve.

Kjo e drejtë themelore është e sanksionuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më konkretisht në nenin 35 të saj parashikohet qartë se askush nuk mund të detyrohet, përveçse kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij. Mbledhja, përdorimi dhe bërja publike e të dhënave rreth personit, bëhet me pëlqimin e tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, përjashtime të cilat nuk lidhen në asnjë rast me sa është bërë publike përmes medias por edhe pranuar në qëndrime publike nga përfaqësues të ndryshëm politikë gjatë kësaj jave.

Edhe më shqetësues është fakti që si argument për të mohuar marrjen apo rrjedhjen e këtyre të dhënave nga institucione shtetërore, përfaqësues të kësaj force politike deklarojnë se këto të dhëna janë mbledhur për vite e përditësuar ndër vite pa u shqetësuar për faktin se ligji e ndalon një gjë të tillë.

Mendimet dhe bindjet politike, hyjne tek të dhënat sensitive dhe thellësisht konfidenciale ku përfshihet çdo informacion për individin, që ka të bëjë me origjinën e tij racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.

Por përpunimi i të dhënave personale, të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, apo edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, mund të kryhet vetëm nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj.

Institucioni i Avokatit të Popullit dëshiron të qartësojë opinion publik se ka një mandat të kufizuar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pasi me miratimin e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” mbikqyrja dhe monitorimi i mbrojtjes së të dhënave personale i ka kaluar Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucion i posaçëm i pavarur.

Avokati i Popullit vijon ta ketë garantimin e kësaj të drejte si pjesë të mandatit të tij promovues në kuadrin e të drejtave themelore të njeriut dhe në çdo rast do të kërkojë nga çdo institucion shtetëror të garantojë zbatimin e kësaj të drejte në standardin më të lartë të saj.

Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet shtetërore dhe ligjzbatuese të marrin çdo masë të nevojshme për të ndalur çdo përdorim të paligjshëm të të dhënave personale dhe nga çdo forcë politike të distancohet në mënyrë të qartë nga të tilla praktika që cënojnë të drejtat e njeriut. Çdokush që ka mbledhur, përpunuar apo ruajtur të dhëna personale është përgjegjës për të shpërblyer dëmin që u vjen qytetareve sipas nenit 17 të ligjit Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Së fundmi, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin se liria e medias duhet të garantohet thelbësisht dhe se hapësira demokratike në vend nuk duhet të cënohet.

Etiketa: Avokati i popullitpatronazhistëtpublikimi i te dhenaveZgjedhjet e 25 prillit

Të Lidhura

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

nga 27
12:19 | 02/02/2026
0

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Himarës janë njohur prej disa ditësh me një projektvendim të firmosur nga kryebashkiaku socialist Vangjel...

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

nga 27
12:05 | 02/02/2026
0

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja. Dy zyrtarët...

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –

nga 27
11:49 | 02/02/2026
0

Dita e sotme është padiksutim një ditë feste. Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare festojnë ditëlindjen. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn...

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

nga 27
11:27 | 02/02/2026
0

Nga Borja Mendez, ABC Tregtia e drogës është ciklike dhe herë pas here shfaqet një lojtar i ri që kërkon të dominojë lojën....

Para
Shpëtim Idrizi: Rama tentoi të përçajë votat e çamëve, por nuk ia arriti. Do kemi rezultat fantastik në këto zgjedhje

Shpëtim Idrizi: Rama tentoi të përçajë votat e çamëve, por nuk ia arriti. Do kemi rezultat fantastik në këto zgjedhje

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –

12:19 | 02/02/2026
Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

12:05 | 02/02/2026
Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –

Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –

11:49 | 02/02/2026
Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –

11:27 | 02/02/2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –

11:05 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –
  • Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –
  • Dy gëzime në një ditë, 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare festojnë sot ditëlindjen –
  • Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar që po përmbyt Spanjën me drogë (Emrat) –
  • Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna –
  • Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit, shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skemë e re grabitjeje? Menaxhimi i pronave të Himarës me shoqëri tregtare private, shpërthejnë ankesat –
  • Shpërdorim detyre, kalon për gjykim çështja e kryebashkiakut të Tropojës dhe zëvendësit të tij –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com