Në emër të simbolikës së numrit 9, që përfaqëson Partinë Demokratike në fletën e votimit, kreu i PD Lulzim Basha përmbylli një tur në 9 qytete të Shqipërisë të nisur që prej orëve të mëngjesit në Sarandë.
Basha mbërriti në Tropojë pak pas orës 23:00, ku u prit nga mbështetës të shumtë demokratë, pavarësisht reshjeve të shiut.