Maqedonia e Veriut/ Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia e Veriut/ Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

15:31 | 17/04/2021
në Kryesore
0

Partitë kryesore politike maqedonase kanë qëndrime të ndryshme nëse skandalet e fundit, në veçanti ai me pasaportat false, mund të rrënojnë imazhin e Maqedonisë së Veriut, por edhe të rrezikojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve apo regjimin pa viza.

Ministria e Punëve të Brendshme, më 6 prill kishte njoftuar për zbulimin e 215 pasaportave false, ndërsa paraprakisht, në një aksion policor ishin arrestuar 11 zyrtarë policorë, të përfshirë në këtë krim. Me pasaporta false ishin pajisur edhe disa persona me dosje kriminale apo drejtues të karteleve të drogës, në mesin e tyre edhe shtetas të huaj.

VMRO-DMNE-ja opozitare vlerëson se partitë në pushtet, me aferën e fundit të koduar si “Mafia”, po rrezikojnë liberalizimin e vizave, por edhe sigurinë në suaza rajonale e botërore.

Read more

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtarë është arrestimi i Belës dhe Ramës –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Shkurt 2026 –

“Afera ‘Mafia’ ka marrë përmasa ndërkombëtare. Lëshimi i pasaportave nga Ministria e Brendshme për kriminelët botërorë, bosët e drogës, mafiozët dhe anëtarët e grupit militant, Shteti Islamik (IS) paraqet kërcënim për sistemin e sigurisë edhe të shteteve tjera…Për shkak të kësaj, pasojat mund të jenë të përmasave të mëdha për Maqedoninë (e Veriut) dhe qytetarët e saj. Komisioni Evropian tashmë ka theksuar se shkelja e sigurisë së dokumenteve personale në një shkallë të tillë siç ndodhi në Maqedoni (të Veriut), kërcënon kushtin kryesor për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë. Mospërmbushja e këtij kushti rrezikon seriozisht regjimin pa viza dhe udhëtimin e lirë të qytetarëve në vendet e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Orce Gjorgjievski, anëtar i kryesisë së partisë maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut i hedh poshtë si të pavërteta pretendimet se gjoja u janë dhanë pasaporta maqedonase terroristëve të IS-it. Kjo është një gënjeshtër brutale që synon të manipulojë publikun, të parandalojë zbardhjen e plotë të çështjes dhe të dëmtojë reputacionin e institucioneve, që janë të përkushtuar dhe të suksesshëm në trajtimin e të gjitha llojeve të krimit”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje kanë edhe Xhelal Neziri, analist dhe drejtues i qendrës për gazetari hulumtuese si dhe Nikolla Dujovski, njohës i çështjeve të sigurisë.

Neziri thotë për Radion Evropa e Lirë se rasti me pasaportat është shqetësues për vendin dhe se do të ketë pasoja në procesin e integrimit evropian. Ai këtë e ilustron me rastin me Shqipërisë, e cila është përballur me probleme të tilla dhe me kërkesën e disa shteteve që Tiranës zyrtare t’i hiqet liberalizimi i vizave.

“E them këtë nga përvoja e Shqipërisë, e cila disa herë është përballur me një iniciativë të tillë nga organet e Bashkimit Evropian, pasi një pjesë e madhe kriminelëve që operojnë në vendet e Bashkimit Evropian kanë shtetësi apo pasaportë shqiptare. Tani, kur një vend si Maqedonia e Veriut shndërrohet në furnizues më të madh me pasaporta të krerëve të organizatave kriminale, atëherë kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë pranohet si rrezik nga Brukseli dhe nga qendrat tjera të politikës evropiane, që gjithsesi se do të ketë pasoja”, thotë Neziri.

Por, Nikolla Dujovski, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se rasti me pasaportat false nuk është i përmasave të tilla që të ketë pasoja mbi procesin integrues apo regjimin e vizave.

“Bëhet fjalë për krim të pastër dhe këtë rast nuk e shoh në prizmin e Bashkimit Evropian. Duhet ta kemi të qartë se ne tani një kohë të gjatë jemi të gatshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, andaj edhe kemi të bëjmë me çështje që aspak nuk do të pengojnë këtë proces. Bëhet fjalë për një krim klasik dhe institucionet duhet të forcojnë kapacitetet për t’u përballur me raste të tilla, madje edhe në radhët e veta”, thotë Dujoski.

Zyrtarë të lartë evropianë kanë komentuar skandalin me pasaportat false duke bërë të ditur se rasti do të përfshihet në raportet e ardhshme të institucioneve të BE-së, por gjithashtu ata kanë theksuar edhe përkushtimin për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në përballje me rastet e tilla.

“Problemet duhet t’i zgjidhim bashkërisht, duke i dhënë njëri-tjetrit këshilla nga përvojat tona. Nevojiten reforma më të thella…zhvillimet e fundit do të reflektohen në dosjen e Komisionit dhe Parlamentit Evropian dhe sigurisht do të ndiqen me siguri nga të dy institucionet”, ka thënë Ilhan Kyçyk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian./REL

Etiketa: “Maqedonia e VeriutSkandali me pashaportat

Të Lidhura

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

nga 27
08:35 | 07/02/2026
0

Shqipëria po humbet gradualisht pozicionin e saj në tregtinë me vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:19 | 07/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtarë është arrestimi i Belës dhe Ramës –

Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtarë është arrestimi i Belës dhe Ramës –

nga 27
08:17 | 07/02/2026
0

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut, Klevis Balliu e konsideron këtë si “goditja e parë serioze...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Shkurt 2026 –

nga 27
07:37 | 07/02/2026
0

Dashi Dashuria dhe romanca janë në qendër të vëmendjes sot. Je i njohur për gjestet e tua romantike shumë të...

Para
Shkolla e Policisë, sot konkursi për 500 vende për Patrullë e Përgjithshme

7500 efektive policie të angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –

08:35 | 07/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:19 | 07/02/2026
Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtarë është arrestimi i Belës dhe Ramës –

Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtarë është arrestimi i Belës dhe Ramës –

08:17 | 07/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Shkurt 2026 –

07:37 | 07/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 Shkurt 2025

07:34 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –
  • Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtarë është arrestimi i Belës dhe Ramës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 7 Shkurt 2025
  • Kuqezi në skenën olimpike, Denni Xhepa dhe Lara Colturi parakalojnë me flamurin shqiptar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mburret se jemi të parët/ Produktet shqiptare jokonkurruese, si po i humbet Shqipëria tregjet e rajonit –
  • Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com