Bardhi me banorët në Cërrik: 25 prilli, shansi i fundit ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për të gjithë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi me banorët në Cërrik: 25 prilli, shansi i fundit ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për të gjithë

11:28 | 17/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtues Politik i Elbasanit, Gazment Bardhi, u takua me banorët e Xibrakës në Cërrik, me të cilët u shpreh se varfëria, braktisja dhe lënia në skamje e fshatit ka qënë një politikë e qëllimshme e qeverisë.

Më tej, Bardhi u ndal tek premtimet e pambajtura të rilindjes.

“Në këto 8 vite kanë ndjekur një strategji të mirëfilltë politike, varfëroi sa më shumë njerëzit, sepse sa më shumë t’i varfërosh e ke më të lëhtë t’i nënshtrosh, e t’i shkelësh më këmbë, Fshati është pasqyra më e qartë ku duhet të shohësh dështimin e Edi Ramës. Na premoi subvencione në bujqësi, dhe jo vetëm që nuk dha, po rriti barrën, tasksat ua rriti, çmimin e neregjisë e rriti, çmimin e ujit e rriti, kostoja e jetesës është rritur, ndërkohë mbështetja dhe të ardhurat kanë rënë, prandaj kemi më pak lek në xhep sot”, pohoi Bardhi.

Read more

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

Drejtuesi Politik i PD theksoi mesazhin se këto zgjedhje nuk janë një luftë mes demokratëve dhe socialistëve. Por janë një betejë kundër padrejtësive dhe qeverisjes për 10 veta e nëpërkëmbjes së shumicës së njerëzve.

 

 

“Këto zgjedhje nuk janë PD apo PS. A keni dëgjuar ju ndonjë analizë se çfarë punësh të mira ka bërë ai për Shqipërinë, se çfarë ka premtuar këtu në Cerrik dhe se çfarë ka bërë. Më pas ai del dhe thotë se ka shpërndarë 95 milion euro ndihmë për fermerët dhe fshatarët, a keni dëgjuar ju ndonjë këtu te fshati juaj të marrë ndonjë lek. Një emër kemi degjuar që ka marrë, është ky që ka futur për kandidat, ai ka marrë, ai i ka marrë milionat e eurove nga subvencioneve në bujqësi dhe mendon se me ato miliona do vijë tani e do blejë fermerët dhe fshatarët, sepse veç ai ka marrë. Në këtë qark unë nuk ka parë dhe dëgjuar asnjë tjetër përveç atij dhe Gjergj Lucës që të këtë marrë para në bujqësi për shkak se ka ndërtuar një sistem të tillë subvencionesh që t’ iu përjashtojë të gjithëve ju. Mirë që nuk është krah nesh por edhe na zhvat, mirë që nuk na jep asnjë lek por na fut dorën në xhep. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të madhe të gjithë bashkë, përgjegjësia e parë është e juaja me datë 25. Para se të votojmë, secili nga ju të bëjë llogaritë e shtëpisë së vet dhe do të duhet që atë ditë të votojë për shtëpinë e vet, jo me flamuj partish, edhe një socialist do të duhet të bëjë llogarinë e shtëpisë së tij, jo llogaritë e Edi Ramës, as llogaritë e partisë, do të duhet të mendojë jetën e tij, fëmijet e vet, do të duhet të mendojë a do të qëndrojë dhe 4 vite të tjera kështu apo duhet me ndryshu”, tha Bardhi.

Ai vuri në dukje se përgjigjet për këto dilema që kanë qytetarët janë të qarta dhe ai i ka dëgjuar në cdo takim.

“Përgjigjen unë e kam marrë kudo që kam shkuar, shqiptarët e kanë marrë vendimin, duhet me ndryshu se kështu nuk shtyhet më, prandaj ne kemi bërë një plan pune. Nuk ju premtojmë mrekulli asnjërit. Ne kemi bërë një skemë që ato lekë që buxheti i shtetit i nxjerr për fermerët dhe fshatarët të shkojnë realisht te fermerët dhe fshatarët pa kritere që i diskriminojnë, pa kritere që i përjashtojnë, por vetëm me bazën e një kriteri. Aq sa prodhon, aq subvencion do marrësh nga shteti, prandaj ato 100 milion euro që ne parashikojmë çdo vit për fermerët dhe fshatarët, të shkojnë te fermerët dhe fshatarët mbi bazën e prodhimit, jo me kritere e brukoraci. Prandaj e kemi bërë planin të thjeshtë, pa gënjeshtra, pa mashtrime, por me angazhime që kërkojnë vullnet, dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta vënë në jetë dhe për ta bërë realitet. Do të duhet që në datë 25 gjithësecili prej nesh të shkojë të votojë. Vendimi që kemi për të marrë është nëse duam të rrimë kështu siç jemi në vend numëro, apo nëse duam të ndryshojmë të ecim përpara. Alternativën e keni, është numri 9, Partia Demokratike. Ky është shansi i fundit për të gjykuar të gjithë bashkë nëse jetohet apo jo në Shqipëri, prandaj nuk na lejohet as t’u zhgënjejmë dhe as të shkelim besimin që secili prej jush do na japë në datë 25”, deklaroi Gazment Bardhi.

Etiketa: 8 vite qeverisje nga Ramabanorët e Xibrakës në CërrikDrejtues Politik i Elbasanitgazment bardhi]

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:03 | 08/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës –

nga 27
07:49 | 08/04/2026
0

Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ndërsa tregjet aksionare kanë shënuar rritje të konsiderueshme, pas arritjes...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026 –

nga 27
07:41 | 08/04/2026
0

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet akoma me shume gjate gjithë kësaj dite. Do ja kaloni mjaft...

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

nga 27
07:39 | 08/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Para
Qeveria harton skenarët: Nga ai optimist te pesimisti, çfarë ndodh me ekonominë deri në vitin 2025

Politika në Shqipëri e Ballkan: Biznes në vend të programit e ideologjisë?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:03 | 08/04/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës –

07:49 | 08/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026 –

07:41 | 08/04/2026
Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –

07:39 | 08/04/2026
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

23:30 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026 –
  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com